Camille Saint-Saëns

02/10/2014by admin

Camille Saint – Saëns ka lindur në Paris, Francë, në 1835. Në moshën dy vjeçare, Saint – Saëns tregoi se zotëronte lëvizje harmonike të duarve në piano, si dhe një vesh perfekt. Kompozimi i tij i parë daton në 22 Mars 1839, një pjesë e vogël për piano kur ai ishte vetëm pesë vjeç.

Në vitin 1840, kur ai ishte 13 vjeç Saint-Saëns filloi studimet në Konservatorin e Parisit, për organo dhe kompozicion.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç , Saint – Saëns shkroi simfoninë e tij të parë.

Gjatë jetës së tij, Saint-Saëns ishte mjaft produktiv, pasi shkroi simfoninë e tij të parë, ai vazhdoi me 4 koncerte piano, tre koncerte për violinë, dy koncerte për violinçel dhe 20 koncertina për solistë e orkestra.

Në 1886 Saint – Saëns kompozoi dy nga veprat e tij më të njohura: Karnavali i kafshëve dhe Simfonia Nr 3, dedikuar Franz Liszt, i cili ishte dhe një mik shumë i afër i tij.

Karnavali i kafshëve, e kompozuar në 1886 u shkrua fillimisht si një shaka. I shqetësuar për reputacionin e tij Saint-Saëns lejoi që të shfaqej vetëm një kohë e pjesës së kompozuar gjatë kohës që ai ishte gjallë, Mjellma.

Pjesa u njoh botërisht si Mjellma e Vdekur pas vitit 1905, dhe u interpretua nga balerina legjendare Anna Pavlova, që e ka performuar këtë pjesë përafërsisht 4000 herë.

https://www.youtube.com/watch?v=QMEBFhVMZpU

Simfonia e Organos u aprovua nga Shoqëria Filarmonike Mbretërore në Britaninë e Madhe dhe Saint-Saëns udhëtoi përmes Kanalit për të qenë në premierën e shfaqjes tek St.James’s Hall që sot është vendi i Le Meridien Hotel në Picadilly. Saint-Saëns rrëfeu se për shfaqjen ai dha çdo gjë që mund të jepte e se atë që ai arriti aty, sdo të mund ta arrinte më kurrë. Vlen për të përmendur që Saint-Saëns ishte një organist mjaft i zoti dhe i talentuar.

Saint-Saëns u veçua nga të gjithë kompozitorët e tjerë të asaj kohe si kompozitor i një pjese muzikale për një figurë lëvizëse (film): The Assassination of the Duke of Guise.  (Vrasja e Dukës së Gizës)

Saint-Saëns njihet për melodinë e ëmbël dhe artikulimin mahnitëse së lëvizjeve të dorës, gjithashtu dallohet në kompozimet e tij përdorimi i ngjyrave muzikore dhe ekspresivitetit, duke gjeneruar entuziazëm tek dëgjuesit. Ai ishte një influencë progresive edhe për kompozitorë pasues si Debussy.

Saint – Saëns vdiq nga pneumonia më 16 dhjetor 1921 të moshës 86.

-Vdekja e Mjellmës

https://www.youtube.com/watch?v=QMEBFhVMZpU

-Koncerti për organo

https://www.youtube.com/watch?v=hopaQjQFUYw

-Koncerti i Violinçelit Nr.1, Opera 33.

https://www.youtube.com/watch?v=DZCPV9Q9Fz4

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email