Të rejat në Akademinë Hollywood: Kursi MUZ.

17/10/2014by admin

Bëni pjesë të muzikës fëmijët tuaj dhe mësoni sesi zhvillimi i fëmijës dhe muzika ecin hap pas hapi me njëra tjetrën, në mënyrë të pandashme.
Kursi MUZ rifillon të mërkurën e datës 22 Tetor, në orën 4:30, në mjediset e Akademisë Hollywood.

MUZ është i ideuar për fëmijët e moshave 3-7 vjeç si një orë artistike në grup e cila ndihmon në hapat e para të hyrjes në muzikë për fëmijë që janë ose jo studentë të Akademisë Hollywood.
Kursi MUZ është një mundësi për prindërit që të ndihmojnë fëmijët e tyre në hapjen e horizontit, fantazinë si dhe ekspresionin muzikor.
Të gjithë Fëmijët janë të tërhequr nga Muzika. Kjo nuk do të thotë që ata do të bëhen muzikantë, por një kurs si MUZ i ndihmon të familjarizohen me zërin dhe të kënduarin, me dallimin e tinugujve të ndryshëm, me njohjen e ritmeve si dhe me lëvizjen trupore në bazë të një melodie.
Kursi MUZ ndihmon në zbulimin e instrumentave të ndryshëm, se si funksionojnë dhe se si mund të luajmë me to. Gjithashtu, njohja e shumë zhanreve të muzikës, nga ajo moderne në atë tradicionale. Me anë të lojërave të ndryshme, fëmijët do të mësojnë bazat e solfezhit pa qenë nevoja për të ndjekur një orë solfezhi të veçantë.

Kursi MUZ sensibilizon fëmijët me muzikën, duke i zhvilluar kapacitetin e tyre në të dëgjuar, në të shprehur, në komunikim si dhe në ndjeshmërinë artistike.

Një orë e kursit MUZ:
Këndim
Ekspresion korporal
Dëgjimi i tingujve
Loja në një instrument
Lëvizje Ritmike
Koordimi në kohë dhe në hapësirë
Dëgjim dhe njohja e pjesëve muzikore

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në eventin tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/events/1503034423284707/

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email