Franz Liszt

31/10/2014by admin

“Kini kujdes nga mundësitë e humbura; përndryshe do të mblidhen të tëra bashkë, e do të jetë shumë vonë atëhere.”  – Franz Liszt. 

Franz Liszt lindi më 22 tetor 1811, qyteti i tij i lindjes është Raiding, në Hungari. ai ishte një figurë e rëndësishme në muzikën e shekullit të 19-të, ai ishte novator në mënyrë sesi kombinonte notat në mënyrë që të gërshetonte muzikën bashkëkohore me atë të së shkuarës.

Fakt shumë i rëndësishëm dhe interesant për Franz Liszt është se ai ishte gjithashtu një eseist dhe gazetar i zoti. Influenca e tij më e madhe në të shkruar, si pasojë e ngjashmërive, është Viktor Hygo, François-René de Chateaubriand etj.

Franz tregoi se kishte premisa muzikore që në fëmijëri, ai i filloi mësimet muzikore me të atin që para se të mbushte 6 vjeç. Në moshën shtatë vjeçare ai ai kishte filluar të shkruante muzikë. Tre vite më vonë, djaloshi 10 vjeçar ishte gati të debutonte në koncertin e tij të parë, në Sopron, Hungari. Ky koncert u pasua edhe nga dy të tjerë mes ajkës së shoqërisë austriake.
Babai i Liszt, vendosi që Franz të studionte piano me Karl Czerny, që ishte dhe ish – nxënës i Ludwig Van Beethoven, ndëra Antonio Salieri i mësoi Franz teorinë muzikore. 

Reputacioni Franz -it u përhap shpejt dhe në fundvitin e 1821 ai ishte përzgjedhur si një ndër kompozitorët më të mirë.

Në verën e vitit 1827, Franz Liszt, ende 16 vjeç, si pasojë e udhëtimeve të shumta, pati probleme mjekësore të cilat e detyruan të qendronte në kushte shtëpie. Në po të njëjtin vit, i ati i tij vdiq.

Liszt iu rikthye skenës muzikore dhe në vitet 1840 ai ishte i njohur si një ndër muzikantët më virtuozë të asaj kohe.
Muzikantët e asaj kohe, zakonisht arrinin vetëm të luanin nje program në koncertet recitale si solistë, ndërkohë që Liszt përveç kësaj arrinte të luante një program të tërë, ai ishte i kompozuar nga vetë ai. 

Ai arriti të jepte recitale në të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Britaninë, Turqinë dhe Rusinë. 

Në dekadën e tij të fundit të jetës, ai iu bashkua Kishës Katolike dhe krijimtari e tij filloi të bëhëj më e errët.

Liszt vdiq në 31 korrik 1886, në Gjermani.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë:

Rapsodia Hungareze Nr.2 

https://www.youtube.com/watch?v=R-EGKpbIBuw

Liebestraum – Ëndrra e dashurisë

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email