Moj këngë e imja ti….

12/11/2014by admin

 

 

Një popull njihet nga trashegimia që lë, qoftë kjo në arkitekturë, muzikë, sporte, arte figurative, etj.

Kultura dhe dashuria për te bukurën që trashëgohet ndër breza i fal identitetin një populli.

Diku para viteve 2000, teksa bënim prova me korin e vajzave të liceut artistik të Tiranës një burrë babaxhan u ofrua të na ndihmonte që të mësonim të këndonim me “taban” këngët polifonike.
Si adoloshentë që ishim, e morrëm me shumë të qeshura pasionin e tij, por dalëngadalë ai diti të thërriste copëzat shqiptare të shpirtrave tanë e shumë shpejt ne u dashuruam me këngët polifonike e ia dhamë rëndësinë që meritonin.
Iu dhamë identitetin që kërkonin, duke gjetur kështu dhe identitetin tonë.
Vite me vonë, më merr malli të dëgjoj muzikë folklorike shqiptare. Të pastër, me “taban” e që të këndohet e luhet sic e do tradita.

Diçka ndodhi me ne, popullin tonë, dhe harruam një nga pasuritë më të bukura që kishim trashëguar.
Përqafuam fort rrymat e reja dhe përbuzëm vërtetësinë e folkut tonë.

15 vite më vonë në një lokal të vogël pranë Beverly Hills në Los Angeles, dëgjova sërish muzikë shqiptare.
Instrumenta popullorë, tekste të bukura të harruara dhe harmonitë karakteristike që sjell kënga shqiptare.
Ishin disa amerikanë në moshë të thyer të cilët këndonin nën emrin e grupit “Drita”.

Aty ndjeva me të vërtetë të më mungonte Shqipëria, të më mungonte shtroja që isha mbuluar në fëmijëri.

Teksa keto vite i gëzohem çdo studenti të ri që regjistrohet tek Akademia Hollywood, dhe jo për ngritjen e një biznesi, por se për zgjedhjen e mirë që kanë bêrë në jetë.
Për ushqimin aq të shëndetshëm për shpirtin e tyre dhe për hapjen e horizonteve të reja.

Deri më tani, në mbi 1000 të interesuar pranë Akademisë Hollywood, nuk kam dëgjuar askënd të kërkojë një kurs për instrumenta popullorë.

Ato kanë humbur… Janë trembur dhe janë harruar nga të gjithë ne.
Dhe është faji im, i kolegeve te mi, i juaji dhe i te gjithe ne. I të qënurit krenar për njê flamur, por jo i një kulture.

Është bukur të dish të luash muzikë. Është bukur shumë të njohësh muzikantë e zhanre të ndryshme, por e rëndësishme është të mos harrohesh në masë. Të mos harrosh se nga ke ardhur. Të kujtosh që vjen nga një vend me pasuritë më të bukura muzikore, thuajse të pashkruara në shekuj, por të ruajtura dhe të trashëguara brez pas brezi.

Sikur ta dija që gjatë provave me vajzat e korit, do të ishim nga të fundit që do të kishim këtë fat, do doja ta ndaloja kohën për të pasur sa me shumë koncerte për gjithkënd.

Gjeni prejardhjen tuaj, dëgjoni këngët të pa përpunuara e lexoni tekstet e tyre. Është historia juaj.
Është muzika juaj!
Shpresojmë që shumë shpejt të mundemi të bëjmë diçka për këtë.
-Klodeta

image

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email