Mësimdhënia!

09/12/2014by gresa
Mësimdhënia “Shenja më e thellë e dijes së plotë është fuqia e të dhënit të dijes.” – Aristoteli
                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Marr shkas nga kjo thënie e Aristotelit për të shkruar e reflektuar mbi kënaqësitë e mësimdhënies.
E ndjeni ende ndjesinë që kishit me nxënësin tuaj të parë? Emocioni juaj ishte kaq I fuqishëm përballë një individi që kërkonte të merrte më të mirën e asaj që ju dinit.

Emocioni teksa të erdhi nxënësi  i pabindur, ai rebeli që nuk bie dakort për asgje; Ai i cili shpesh herë të sfidonte dhe ti dukej se nuk gjeje dot gjuhën e përbashkët me të.

Ti, ditë pas dite, mësim pas mësimi arrite të zbuloje dhe tek studenti i vështirë më të mirën e tij, të zbuloje e madje dhe të gjeje formën e duhur të komunikimit.
Ashtu pak e nga pak ti i dhe trajtë një individi tjetër; Në fillim me marrjet e gojës sikur të ishe duke dhënë provim, pastaj me emocionet e të parit rezultate tek student yt, e në fund teksa shikoje suksesin e tij, ti ndjeje krenari që ndihmove të ishe pjesë e rritjes së këtij individi. 

Nxënësi e student është punëdhënësi yt, i cili me përulësi pranon të mësojë nga pushteti i dijes tënde.
Ti rrit dhe ndihmon të krijohet mburoja e bërthamës së këtij individi; ti mëson se kënaqësia e të paturit rol në krijimin e një individi është edhe thelb I punës tënde. Përpos dijeve që ti ndan me të, krijon gjithashtu marrdhënie njerëzore, në të cilat investon pjesë (në mënyrë të ndërgjegjshme e të pandërgjegjshme) edhe të ditës, javës e jetës tënde.
Studenti është si një tabula rasa me historikun e tij familjar i cilit pret të tërheqë edhe pjesëza të karakterit tënd.
Ky lloj komunikimi plotëson edhe kënaqësinë tënde personale ndërsa sheh edhe veten tek çdo student i yti.

“Mësimdhënia është art”, kam dëgjuar para disa kohësh, dhe sot ndjej se kjo do të jetë një ndër ato mësime jetësore që çdokujt të lidhur me mësimdhënien do ta prekë gjatë gjithë jetës së tij.
Prandaj, të falenderoj ty shumë, për çdo përpjekje tënden, për çdo investim, për çdo dije që i ke dhëne studentëve të tu, të falenderoj që ndihmove e krijove individë me vlera të larta njerëzore.403151_4561294164578_1227565517_nG.S

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email