Bredhi i Fundvitit

17/12/2014by gresa

Historiku i Bredhit të Fundvitit

Historia e Bredhit, fillon që në shekullin e XV në Gjermani, atëherë ky bredh ishte si simbol i fesë kristiane dhe me kalimin e kohës u ruajt si traditë. Bredhi i Fundvitit konsiderohej në shekullin e XIX si pjesë që vetëm klasat e larta të shoqërisë e kishin traditë.

Pas shekullit të XIX ishte Rusia ajo që e adoptoi si kulturë mes këtyre shtresave mondane, traditën e Bredhit. 10629606_762951823777123_5213836679901320318_nPas këtyre dy shteteve, mendohet që tradita e Bredhit u ruajt edhe në vende tëtjera të Europës; duke u adaptuar me kohën dhe rrjedhën historike të ngjarjeveedhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përqafuan këtëzakon festiv.

Në ditët e sotme, në shtete të tjera Bredhi i Fundvitit, konsiderohet i lidhur ngushtë me Krishtlindjet, madje quhet“Christmas Tree”, por në vendin tonë, kjo traditë është e lidhur ngushtë me atmosferën e festave të fundvitit, pavarësisht besimit fetar. Gati duket sikur Bredhi i Fundvitit është tërësisht laik për Shqipërinë.

Megjithatë, pavarësisht nëse Bredhi i Fundvitit është në çdo shtëpi për arsye fetare apo jo, vlen për tu vlerësuar fakti se është Bredhi një pjesë shumë e rëndësishme e atmosferës së festave për ne.

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email