6 vjetori i Akademisë Hollywood

13/01/2015by admin

Më 15 Janar të 2009 në një shtëpi përdhese në Tiranë, u hapën dyert e asaj që do të ishte shumë shpejt “shtëpiza” e shumë të rinjve shqiptarë. E quajtur dikur “Hollywood 206” për shkak të adresës sonë në rrugën “Qemal Stafa” nr. 206 në Tiranë, Akademia Hollywood nisi si një iniciativë e Klodeta Buzit dhe me një ndihmë të madhe të Erda Kaçelit, për të hapur një qendër muzikore në Tiranë, ku do të ofrohej jo vetëm edukimi muzikor i të rinjve në zhanre Klasike, Rrock, Pop dhe Jazz, por dhe si një institucion komunitar i cili do të ishte mbështetës për të rinjtë e qytetit të Tiranës. 

6vjetfaleminderitfoto

Që nga ajo ditë, më shumë se 500 familje kanë zgjedhur Akademinë Hollywood si pjesë të jetës së tyre dhe u kanë besuar mësimin e muzikës këtij institucioni.

Me më shumë se 40 koncerte gjatë këtyre viteve, me shumë bashkëpunime në TV dhe Radio, Akademia Hollywood është sot një nga qendrat më të dashura për ata që duan artin shqiptar.

Në një javë si kjo, ku ne shënojmë 6 vjetorin e punës bashkë me ju, Unë do doja t’ju FALENDEROJA, për besimin që patët te ne, besimin që patët në fëmijët tuaj dhe që besuat në idealet tona: Muzika është e bukur dhe e domosdoshme në jetën e gjithkujt!

Në këtë 6 vjetor, do doja t’ju premtoja që shumë shpejt Akademia Hollywood do të nisë projekte të reja, të cilat do t’i japin mundësi të rinjve në gjithë Shqipërinë për të marrë kurse muzike.

 

 

Faleminderit, 

Klodeta Buzi

 

 

Më poshtë mund të shihni videon që kishim përgatitur për 5 vjetorin e Akademisë Hollywood.

 

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email