Shkollat më të mira për Kompozicion Muzikë Filmash (film Scoring)

13/01/2015by admin

Një nga degët më të pëlqyera të kompozicionit në të gjithë botën është dhe “Film Scoring” – Kompozitor Muzikë Filmash apo siç i themi ne Kolona Zanore. Dhe në të vërtetë muzika për filma, reklama, për “videoGames” dhe për jingle është bërë një degë shumë e rëndësishme në shumë shkolla muzike.

Me të gjitha këto që ofrohen, për dikë që është kreativ – zgjedhja për shkollën bëhet shumë e vështirë. 

Shumica e shkollave të muzikës e ofrojnë këtë degë në nivelin e Masterit. Ama shkolla si “Berklee College of Music” ose “Musicians Institute” e ofrojnë këtë degë edhe si Bachelor.

Sipas website Musicschoolcentral.com ne morëm listën e 10 shkollave më të mira për të studiuar për Kompozicion e muzikës së filmave: Music School Central

 

 

                                 10. Musicians Institute – Los Angeles, CAlogo

Programi në Musicians Institute është i nivelit Bachelor. Në këtë program studentët trajnohen për një “Real Life Experience”. Me vendndodhjen e tij në zemër të Hollywood, Musicians Institute i jep një dorë të mirë studentëve të tij për të arritur sukses në botën e muzikës.  Në kurrikul ka klasa në orkestimin kontemporan, muzikë për filma, teori, kompozim, biuznes Muzike, Histori dhe gjithashtu punë me programe kompjuterike për kompozim dhe orkestrim.

 

 

 logo                                           09. National Film and Television School – Beaconsfield, UK.         

 

Shkolla “National Film and Television School” është një nga shkollat më prestigjioze në botë për kompozicion për muzikë filmash. Drejtori i shkollës muzikanti Dean Humphreys, ka punuar me regjizorë si Ridley Scott, Franco Zeffirelli dhe Roman Polanski, e shumë të tjerë. Shumë nxënës që kanë dalë nga kjo shkollë kanë fituar çmime të rëndësishme si BAFTA, Golden Globe, etj. Ky program jepet në nivelin e Masterit, dhe studentët në këtë program mësojnë teknikat e programimit me Midi dhe përgatiten për jetën reale në industrinë e kompozimit. Gjithashtu marrin dhe klasa tradicionale të kompozimit dhe orkestrimit. Studentët kanë një mundësi shumë të mirë të punojnë me regjizorë dhe punonjës të tjerë në botën e filmit. Revista “Hollywood Reporter” e ka cilësuar këtë shkollë si një nga shkollat më të mirë jashtë SHBA për industrinë e filmit.

 

logonew                        08. Royal College of Music – Londër, UK

 

 

 

Një nga shkollat e para që hapi këtë degë “Composition for Screen” – Royal College of Music ofron një nga programet më të mira për kompozitorë që duan të punojnë në muzikën komerciale. Disa nga të ftuarit në këtë kurs janë: Hans zimmer, Rachel Portman, Michael Giocchino, Howard Shore, etj. Pedagogët në këtë shkollë janë disa nga kompozitorët më të famshëm të muzikën komerciale për TV/Film në Angli. Programi ofron një konglomeratë lëndësh për të formuar një kompozitor të mirë. Gjithashtu në Royal College of Music, studentët kanë akses në studiot e inçizimit fantastike që ofron shkolla.  E ndodhur në qendër të Londrës, kjo shkollë i ofron studentëve Art dhe Muzikë. Kjo degë jepet vetëm në nivelin Master.

 

wordmark       

  07. Columbia College – Chicago, IL 

Dega “The Music Composition for the Screen MFA” në Columbia College të Chicagos është një nga degët më prestigjioze në botë. Disa nga studentët që kanë studiuar këtu kanë arritur suksese të mahnitshme, si prsh një nga studentët që ishte producenti i “Harry Potter” dhe “Lord of the Rings”. Programi jepet në nivelin Master për 4 semestra dhe konsiderohet si një pikë nisjeje fantastike për të hyrë në botën konkurruese të muzikës së filmit. Pedagogët në këtë shkollë janë me shumë përvojë dhe shumë të suksesshëm, si Gary Chang i cili ka kompozuar muzikë për film për regjisorë të famshëm si Jonathan Demme, John Hughes dhe John Frankenheimer. Në këtë shkollë ofrohet dhe një program shumë i famshëm për kinemanë “Cinema Art and Science”, i cili i jep një mundësi të shkëlqyer kompozitorëve për të bashkëpunuar me studentë të tjerë të filmit.

 

unex                           06. University of California – Los Angeles (UCLA)

Në të famshmen UCLA, dega e “Film Scoring” jepet në programin e saj të jashtëm (extension). Me këtë degë merrni një çertifikatë dhe regjsitrimet janë të hapura për këdo, ama rekomandohet shumë, po shumë shumë që të keni të paktën një diplomë Bachelor. Programi në UCLA është shumë i fortë dhe i vështirë. Charles Bernstin, një kompozitor me shumë çmime është një nga pedagogët që jep mësim aty. Dega përmban shumë lëndë interesante dhe të klasifikuara.

 

                                                          05. Pulse College, Dublin, Irlandë10371573_10152108470837409_5998088013314493134_n

 

 

Masteri një vjeçar që jepet në Pulse College bën një diferencë me shkollat e tjera. Në këtë shkollë degët janë shumë të specializuara dhe përgatisin studentët për industrinë e filmit dhe muzikës kontemporane. Pedagogët e kësaj shkolle janë disa nga emrat më të njohur të industrisë së Muzikës. Masteri jepet nga Shtatori – Gusht në një mënyrë intesive dhe i përgatit nxënësit për të qenë kompozitorë, orkestrues, supervizorë dhe producentë.

 

 

 

PNW_Film_Scoring_Wht-Bg_LogoLrg                                                   04. The Seattle Film Institute – Seattle

Pacific Northwest Film Scoring Program në partneritet me The Seattle Film Institute, ofrojnë vetëm nje vit akademik të nivelit Master.  Ky program i ofron studententëve më shumë orë kontakti me instruktorët dhe pedagogët se çdo program tjetër i këtij lloji. Gjatë këtij programi studentët udhëhiqen në çdo hap të rrugës së tyrepër të mësuar mbi këtë art, mbi biznesin e kësaj dege, teknikat dhe teknologjinë e të kompozuarit të muzikës për filma. Programi përmban instruksione nga profesionistë të cilët janë aktivë e punojnë në këtë insdustri, në klasa me numër shumë të kufizuar studentësh; në mënyrë të këtillë studentët kanë mundësi ndërveprimi “tek-për-tek” më profesionistin.


logo-1

                                                03. Berklee College of Music – Boston, MA

Berklee i jep të gjithëve një mundësi për të qenë pjesë e këtij programi! Ata nuk kërkojnë as mesatare dhe as provime për të qenë pjesë. Shkolla i jep mundësinë të gjithëve të zhvillojnë aftësitë bazë për të krijuar muzikë, duke përfshirë kompozicionin, kontrapunktin, orkestrimin, dirigjimin, si dhe mundësinë për të mësuar bazat teknike dhe mekanike të sinkronizimit të muzikës me median vizive. Duke ruajtur traditën e emrit të këtij kolegji, Berklee edhe në këtë program është i treti në renditje.


 

 

 

thumb_3103NYU_Steinhardt_Music_and_Performing_Arts_Summer_Courses_and_Workshops                                                         02. New York University – New York, NY

Programi i New York University ofron një program unik për studimet post-master. Kjo degë ofron trajnim intensiv profesional të lidhur me Kompozicionin, Teknologjinë Muzikore si dhe Shkruarjen e Muzikës, duke ofruar një gamë të gjerë të trajnimit akademik e artistik, si dhe mundësi unike për tu zhvilluar dhe eksploruar vehten. Fakulteti i Kompozicionit ka kontribuar në mbi 100 filma artistikë. Mes bashkëpunimeve të N.Y.U renditen filma si: X Files (Mark Snow), The Eagles (Glenn Frey) si dhe The Fox and the Hound (Buddy Baker). Studentë të N.Y.U kanë performuar në Lincoln Center dhe Tribeca Film Festival.

 

 

 

cNZ_3C7u

 

                      01. University of Southern California (USC) – Los Angeles, CA

Programi i U.S.C Thorton School of Music është një ndër më të njohurit në botë për këtë degë. Fakulteti i këtij kolegji i ofron studentëve një trashëgimi bashkëpunimesh me Elmer Bernstein, Buddy Baker, David Raksin dhe Jerry Goldsmith; përveç kësaj, shkolla u ofron studentëve praktikën dhe lidhjet e duhura me këtë industri.
Shumë i rëndësishëm është fakti se kjo shkollë muzike në U.S.C bashkëpunon me shkollën e U.S.C të Artit Kinematografik, duke realizuar kështu mbi 70 filma në vit.
U.S.C Thorton School of Music renditet e para mes këtyre emrave prestigjoz në Kompozicionin e Muzikës së Filmit.

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email