KURSI MUZ – GRUPI JESHIL

02/03/2015by admin

Për të gjithë të interesuarit e kursit në grup MUZ!

MUZ është ideuar për fëmijë të moshave nga 3 deri në 7 vjeç si një orë artistike në grup që ndihmon në hapat e parë të hyrjes në muzikë. Deri më tani MUZ është ndarë në dy grupe:
Të verdhë – fëmijët 3-5 vjeç.
BLU – fëmijët 5-7 vjeç.

Këtë grup të ri, i cili do të quhet grupi JESHIL, mosha e fëmijëve do të variojë mes 4 dhe 6 vjeç.
Kursi JESHIL do të zhvillohet fill pas grupit Të Verdhë! Kjo do të thotë se MUZ Jeshil do të ndodhë çdo të ENJTE, në orën 18:30.

Kursi i parë do të nisë më 5 Mars 2015.

Është e rëndësishme që ju të dini se në 10 takimet e para qëllimi është njohja me mjediset e Akademisë Hollywood, ndërveprimi me shokët e grupit dhe mësueset, njohja dhe evidentimi i ritmeve të ndryshme, koordinimi i dëgjimit me lëvizjen, të mësuarit e këngëve për fëmijë, dhe të gjitha këto në formë loje. Këto takime ndihmojnë fëmijët të përshtasin ritmet personale me ritmet e grupit, ekuilibrojnë shkathtësinë e fëmijëve impulsivë, nxisin guximin e fëmijëve të ndrojtur dhe motivojnë fëmijët të mësojnë përmes përvojave të reja të bukura. Procesi është i bukur, por si çdo gjë në jetën e fëmijëve bashkëpunimi i prindërve ndikon në ecurinë e fëmijëve. Pavarësisht se fëmijët do të jenë në një dhomë me fëmijët e tjerë, mund të ndodhë të kenë nevojë të shohin prindërit, qoftë për të ndarë një gëzim të momentit apo edhe për nevoja personale, për të cilat kanë ndroje t’i ndajnë me të rritur të tjerë. Ndaj, do t’ju luteshim që të qëndronit në mjediset e Akademisë Hollywood gjatë seancave të para. Ndodh që dhe disa fëmijë të jenë shumë të ndrojtur për të qenë të pashoqëruar në kurs dhe në këto raste prania e prindërve në sallën e MUZ është e domosdoshme.

Akademia Hollywood u ofron fëmijëve nje libër të krijuar posaçërisht për ta bashkë me CD përkatëse me këngë të krijuara nga vetë institucioni ynë për një çmim prej 500Lekë.

Nëse ju dhe fëmija juaj vendosni të jeni pjesë e grupit JESHIL të MUZ, ju lutemi të paraqiteni këtë javë në Akademinë Hollywood për t’u regjistruar; Pagesa kryhet çdo 10 javë (dy muaj e gjysmë) dhe kushton 5000Lekë.

Ju mirëpresim! Akademia Hollywood

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email