Mbi Koncertin Akustik të klasave të pianos, më 21 Mars 2015

29/03/2015by klodeta

Koncerti Akustik i klasave të Pianos – 21 Mars 2015.

 

Të shtunën e datës 21 Mars, në mjediset e reja të Ministrisë së Kulturës, në orën 18:00 u zhvillua Koncerti Akustik i klasave të Pianos.

Ky koncerti ishte në serinë e Mini Koncerteve akustike të pranverës, të cilat më përpara janë organizuar në ambientet e Akademisë Hollywood, por tani me rritjen e numrit të pianistëve na u desh të kalonim në një sallë më të madhe dhe të ndanim koncertin në 2 pjesë të ndryshme. 10982135_822150081190630_5369405056858301877_n

Pianistët e rinj, e nisën koncertin në orën 18:00 dhe ata më me shumë eksperiencë e nisën në orën 20:00.

Mjediset e reja të kësaj Ministrie gjenden në ish Kinostudion dhe që në hyrje të këtij institucioni të gjithë mbetën të surprizuar nga paraqitja serioze në këtë mjedisi të ri.

Në shumë pak minuta salla u mbush plot me të ftuar dhe studentë të Akademisë Hollywood. Të gjithë ishin të entuziasmuar për atë çka do të dhuronin në skenë pianistët e Akademisë Hollywood.

 

Plot 5 nxënës e kishin koncertin e tyre të parë, dhe ne jemi shumë të lumtur që i ofruam këtë mundësi dhe ndamë sëbashku emocionet e një evenimenti kaq të rëndësishëm për ta.11083935_822153294523642_4899583599765916978_n

Nxënësi i parë që inaguroi dhe hapjen e koncertit ishte i vogëli David Pilika. Ai pavarësisht se ka pak javë që ka nisur të marrë leksione të pianos, shfaqjen e parë në këtë koncert e kaloi me sukses. Ky ishte dhe treguesi i parë i nivelit të studentëve që do të vijonin koncertin.

 

Ajo çka ra në sy përgjatë gjithë koncertit në tërësi ishte se studentët kishin emocione, të forta por që menaxhuan t’i përcillnin ato në formë pozitive në sajë të lojës së tyre në piano.

E bukura e koncerteve është dhe shoqëria që fëmijët krijojnë me njëri-tjetrin, ndarjen e emocioneve, marrja e duartrokitjeve dhe loja në instrument.

Eksperiencë e re ishte dhe prezantimi i koncertit. Të treja studentet vinin nga klasa e Aktrimit dhe kjo ishte dalja e parë në skenë dhe për to. Pavarësisht disa lapsuseve të vogla, prezantimi i tyre ishte me nota pozitive e specifika për të gjithë studentët që u prezantuan.

Në fund të koncertit duartrokitjet ishin të shumta dhe të gjithë ishin të kënaqur me lojën e pianistëve të Akademisë Hollywood.

1975202_822158147856490_61278962489721389_n

Faleminderit profesorëve/profesoreve Erda Kaçeli, Iris Hasani, Klodeta Buzi dhe Luis Kapllanaj dhe Erjon Medhës.

Gjithashtu një falenderim i takon Ministrisë së Kulturës për bashkëpunimin, si dhe të gjithë atyre që na ndihmuan: Rei Kondakçiu, Ena Vogli, Gresa Sulstarova dhe Andi Cenolli.

 

 

Fotot e këtyre koncerteve i gjeni në Facebook, në këto lidhje:

Koncerti i orës 18:00

Koncerti i orës 20:00

 

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email