Prej nga vjen tradita e 1 Prillit? :)

01/04/2015by gresa

Erdhi 1 Prilli, “Dita e Gënjeshtrave” siç quhet në Shqipëri, por në fakt që ka për qëllim vendosjen në lojë të njerëzve.
E dini se nga e ka origjinën kjo festë kaq popullore por që nuk njihet zyrtarisht nga asnjë vend në botë?

Sipas një teorie shumë popullore, pavarësisht se nuk mbështetet plotësisht nga faktet, kjo festë vjen nga kultura romane dhe hindu. Ata festonin 1 Prillin si ditën e parë të vitit, por Papa Gregory XIII vendosi që kalendari të ndryshohej në një të ri (Kalendari Gregorian) dhe si pasojë dita e parë e vitit u quajt data 1 Janar.
Shumë njerëz nuk e morën vesh këtë ndryshim ose refuzuan të ndryshonin traditën e 1 Prillit.

Për këta tradicionalistë mendohej gjithnjë se ishin komikë dhe viheshin shpesh në lojë nga ata të cilët u përshtatën me kohën dhe kalendarin e ri të Papës Gregory XIII. Kështu, u vendos dhe fati i datës 1 Prill që ende ndiqet në ditët tona, ndaj dhe sot në këtë datë njerëzit vihen ende në lojë.
Ju sa besoni në këtë teori? 🙂

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email