Dhuro një libër! Merr një libër!

25/04/2015by admin

Iniciativa më e re në Akademinë Hollywood.

Dëshironi të ndërroni librat tuaj?

Keni kërkesa për disa libra?

Pavarësisht motos së hershme se “Librat nuk jepen”, në Akademinë Hollywood vendosëm që të bënim shkëmbime librash. Ju mund të sillni librat tuaj, dhe t’i ndërroni ato me libra të tjerë që kemi ne në Akademinë Hollywood.
10984999_838419126230392_9158414831844050636_n

 Pranë sobës së drurit, do të vëreni tituj librash me një ngjitëse “Dhuro një libër, merr një libër” mund të sillni një libër nga biblioteka juaj personale dhe do të kryejmë shkëmbimin 🙂

Mund të sillni dhe libra të tjerë që mbase nuk i dëshironi më në bibliotekën tuaj, apo keni disa kopje.
Gjithashtu pjesë e kësaj nisme janë dhe shumë revista të njohura botërore të muzikës moderne si NME, Rolling Stone, Rocksound etj.

Çdo ditë tek Akademia Hollywood!

Na ndiqni dhe në faqen tonë në facebook: https://www.facebook.com/dhurolibra

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email