Momenti i Librit në Akademinë Hollywood


02/05/2015by admin

Dashuria për artin në tërësi është gjithmonë e dukshme në Akademinë Hollywood ndaj dhe nuk kishte si të mungonin dhe aktivitete që prekin dhe Letërsinë.

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit, më 23 Prill, Akademia Hollywood nisi dy nisma të reja: Dhuro një Libër, Merr një Libër (bookswap) dhe Klubin e librit.

10984999_838419126230392_9158414831844050636_nDhuro një Libër, Merr një Libër

Pavarësisht motos së hershme se “Librat nuk jepen”, në Akademinë Hollywood vendosëm që të bënim shkëmbime librash. Pranë sobës së drurit, do të vëreni tituj librash me një ngjitëse “Dhuro një libër, merr një libër”. Ju mund të sillni një libër nga biblioteka juaj personale ta shkëmbeni atë me një libër që ndodhet në Akademinë Hollywood. 

Mund të sillni dhe libra të tjerë që mbase nuk i dëshironi më në bibliotekën tuaj, apo keni disa kopje.
Gjithashtu pjesë e kësaj nisme janë dhe shumë revista të njohura botërore të muzikës moderne si NME, Rolling Stone, Rocksound etj.

 

Klubi i Librit
Për ata që nuk janë familjar me këtë term, Klubi i Librit ose BookClub është bashkësi individësh që zhvillojnë takime në mënyrë periodike me qëllimin dhe interesin e përbashkët për të diskutuar një libër në varësi të përzgjedhjes.

Nëse dhe ju jeni pjesë e bashkësisë së njerëzve të cilëve kurrë nuk u mungon një libër në çantë apo që nuk mund të jetojnë ditën e tyre të plotë pa lexuar disa faqje libri, ju ftojmë të na bashkoheni në Akademia Hollywood – Klubi i Librit .

Takimet e Akademia Hollywood-Klubi i Librit do të zhvillohen një herë në dy javë në mjediset e institucionit tonë. Pjesëmarrja është FALAS.

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email