1. Bob Dylan – Like a Rolling Stone

25/05/2015by admin

 

“E shkrova, nuk dështoi, ishte në rregull!”Bob Dylan tha për një ndër këngët e tij më të arrira, pak pasi e shkroi dhe regjistroi në Qershor të 1975.

Nuk ka përshkrim më të saktë për “Like a Rolling Stone” sesa revolucioni që solli një djalë i ri vetëm 24 vjeç.
Al Kooper që ishte organist kujton dhe sot se “Në atë kohë nuk kishte parte muzikore, gjithçka luhej me vesh. Kënga ishte e çrregulltë, totalisht PUNK! Thjesht ndodhi.”
Deri më sot, gjëja më mahnistëse është se ishte këngë e paprecedentë, gjuha e tekstit nga Dylan, intensiteti personal i zërit të tij tek “Hooow does it fe-e-e-el?”, forca apokaliptike e ngarkesës së organos nga Kooper dhe stiletot në diezis të Mike Bloomfield.
Asnjë këngë tjetër POP nuk kishte sfiduar tërësisht konçencionet artistike të asaj kohë… të të gjitha kohërave!
Gjatë turit të tij në Maj 1965, Dylan filloi të shkruante vargje të gjata, 20 faqe të gjata! Sipas tij “Kjo ishte mënyrë shkarkuese e urrejtjes sime të paqëndrueshme e drejtuar diku tek të qënit i sinqertë”.

Dylan tre ditë më vonë bëri rregullimet e fundit për të krijuar korin konfrontues dhe katër vargjet që shpërthenin në metaforën dhe të vërtetën thumbuese: “kiddin` you” dhe “didn`t you”… “Më pas kur arrita te kuajt, kllounët dhe princeshat…aty filloi të ishte e tepër edhe për mua!”

Bob Newirth bëri që Dylan të këndonte një varg të Hank Williams “Lost Highway” që fillon: “Like a Rolling Stone, I`m alone and lost/ For a life of sin I`ve paid my cost”._74575853_dylan
Paskëtaj Dylan ulet në piano dhe fillon të luajë ato që njihen sot si melodia e Like A Rolling Stone, duke i kaluar më parë ato me arkitekturën e Rock n Roll.
Para se ai të futej në studion e Colombia Record`s NY për ta prerë dhe rregulluar këngën, i tha Bloomfield, kitaristit të Paul Butterfield Blues që ta mësonte këngën. Ai tha “S`dua të luash asnjë gjë të ngjashme me muzikën blues si B.B King! Asnjë notë blues! Dua të luash diçka tjetër.”

Dylan i tha pjesës tjetër të instrumentistëve po të njëjtën gjë. “I thashë si ta luanin dhe nëqoftëse nuk donin ta luanin siç u thashë unë, atëhere s`duhet të luanin me mua. 

“Like a Rolling Stone është kënga më e mirë që kam shkruar!”, – tha ai haptazi në fund të 1965.

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones 

Kënga 01

Kënga 02

Kënga 03

Kënga 04

Kënga 05

Kënga 06

Kënga 07

Kënga 08

Kënga 09

Kënga 10

 

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email