Kjo këngë është ndër format më të pastra sesi Bob Dylan influencoi The Stones dhe The Beatles, grada e cinizmit dhe idea e të tejçuarit të disa teksteve personale nga muzika folk në traditën blues e më pas në muzikën moderne.
Momenti i kësaj kënge i erdhi Keith Richards në një ëndërr: një natë Maji në 1965, në një dhomë moteli në Clearwater, Florida.
Ai u zgjua në mes të natës, rrëmbeu kitaren dhe një kasetë regjistrimi. Richards luajti disa nota menjëherë dhe ra sërish të flinte. “Në kasetë mund të më dëgjoni që rrëmbej pensën dhe më pas filloj e gërrhas”, tha ai pasi kënga u publikua.
Fillimi i këngës ishte pikërisht ajo që Richards regjistroi atë natë ku momenti i frymëzimit i erdhi në gjumë. E gjithë kënga më pas ishte tingulli i një gjenerate të re që do të kaplonte Tokën.
Dy dekada më vonë Jagger pranoi dhe rrëfeu se kënga “Satisfaction” ishte pikëpamja e tij mbi botën, frustrimin dhe gjithçka tjetër.
Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones