5. Aretha Franklin – Respect

25/05/2015by admin

Otis Redding shkroi Respect dhe e regjistroi i pari për kompaninë Volt në 1965. Por, Aretha Franklin morri këngën përgjithmonë me coverin e regjistruar në Atlantic`s New York Studio, në ditën e Shën Valentinit më 1967.
Respect ishte hiti i sai i parë dhe kënga që i dha titullin “Mbretëreshë e Soul”.


Franklin këndonte me forcën e së drejtës e barazisë.
“Për Otis, respekti kishte konjotacion tradicional ndërsa kuptim abstrakt merrte të vlerësuarit”, – tha producenti i Franklin, Jerry Wexler. aretha-franklin
Pasi përfshiu të dy motrat e saj Carolyn dhe Erma në pjesën “Sock it to me”, Franklin rrëfeu se kënga “Më hodhi në tokë – Rashë nga karrigia!!!”
“Aretha, nëse nuk mund ta jetonte, nuk mund ta bënte. Por, ama ajo kurrë nuk do t`i jepej rolit të gruas së dërrmuar. Emri i saj i mesit ishte Respekt”, – tha Wexler duke marrë parasysh se kënga ishte kaq e dashur për Franklin meqënëse ajo po kalonte një situatë të ngjashme me bashkëshortin e saj.

 

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones 

Kënga 01

Kënga 02

Kënga 03

Kënga 04

Kënga 05

Kënga 06

Kënga 07

Kënga 08

Kënga 09

Kënga 10

 

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email