Intervistë me Eltina Minarolli

25/05/2015by admin
“Mëso ta duash veten nën dritën tënde dhe mëso të ecësh në rrugën që ti beson”

Eltina   prej disa muajsh është një nga pedagoget e jashtme në Akademinë Hollywood.

Ajo që pikaset menjëherë është dashuria që nxënësit kanë për të dhe puna e palodhshme që ajo bën me ta.

Për muajin Qershor, menduam të mësojmë më shumë mbi Eltinën11167994_868698626501963_2951937237080848667_n

1. Kur e keni ndjere për herë të parë dashurinë për instrumentin/muzikën?

Që fëmijë kam qënë shumë aktive dhe më gjeje pothuajse çdo moment duke zbuluar diçka të re, ose në rastet kur shihja ndonjë instrument merrja guximin ta prekja me dorë dhe të nxirrja tinguj prej tyre (edhe pse e huaj në lojën me to). Ka qënë firzarmonika instrumenti i parë me të cilin zyrtarisht hyra dhe pranova të zgjedh rrugëtimin tim drejt muzikës, më pas njoha instrumentin e rradhës që ishte piano.

2. Si erdhi muzika në jetën tuaj?

Kurioziteti vazhdon edhe sot të më njohë me shumë instrumenta si kitara me të cilën kaloj një pjesë të mirë të kohës por, gjithashtu edhe bateria (perkusioni).

Duke zbuluar shumë nga këto instrumenta e gjeta veten në një dilemë midis instrumentit dhe këngës. Muzika erdhi krejt rastësisht tek unë edhe pse prirjet i kisha në pikturë dhe sport. Në ato kohë kisha krijuar dhe një grup vajzash në shkollë të mesme, ku përveçse kërcenim secila prej nesh kishte një rol të caktuar në grup. Në rastin tim unë isha ajo që kompozoja dhe këndoja! Mësuesit e muzikës ishin të parët që më mbështetën për ta ndjekur këtë rrugë pasi e kishin spikatur talentin tim në muzikë. Prindërit ishin absolutisht shtysa e cila më drejtoi më pas drejt liceut artistik “Tefta Tashko Koço” nga e cila ruaj kujtime të jashtëzakonshme dhe në fund diplomimi tek “Akademia e Arteve të Bukura” në Tiranë për kanto klasike, opera.

3. Cili muzikant/ grup ka qënë frymëzim për karrierën tuaj?

Kanë qënë të shumtë: Celine Dion ka qënë nga ato artiste pa muzikën e së cilës nuk mund të shkoja në gjumë pa e dëgjuar paraprakisht. Whitney Houston, Ray Charles, Ella Fitzgerald, Mariah Carey dhe shumë artiste të tjerë më kanë inspiruar në atë kohë.

10007515_669892323049262_2126511136_n4. Ju vete keni shkruar apo kompozuar?

Unë kam kompozuar dhe vazhdoj ta bëj me po të njëjtin pasion! 🙂 Mjafton të gjej muzën time dhe kompozimi rrjedh vetë. Një pjesë e madhe e këngëve të mia janë gjithashtu kompozime të miat. 

5. Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj muzikore? Si e keni përballuar?

Momente të vështira ka patur shpeshherë dhe besoj do ketë, sepse janë pjesë e karrierës së një artisti, por pasioni dhe dashuria e madhe për muzikën më ka bërë që t`i kaloj duke menduar pozitivisht dhe duke besuar tek vetja se gjithçka është e mundur deri në momentin që nuk dorëzohesh. E gjithë jeta është një sfidë dhe nëse ne nuk do arrijmë t`i përballojmë këto sfida, do humbasim. Unë jam person që preferoj përballjen me sfidën dhe të dal triumfatore :)!

Mendo pozitivisht dhe mos u dorëzo asnjëherë nëse i beson vetes dhe talentit tënd. Në një moment do shpërblehet.

6. Si ndikojnë emocionet kur dilni në skenë? Si i menaxhoni ato?

Emocionet nuk janë diçka e keqe në fakt, madje janë të rëndësishme në skenë sepse të motivojnë. Të dalësh në skenë për mua është gjithmonë përgjegjësi sepse prezantoj përpara publikut atë punë të cilën e kam studiuar për vite me rradhë dhe tani është momenti ta ndaj me to. Pritshmëria e publikut ma shton emocionin sigurisht. Nëse do i referohesha të shkuarës, atëhere kur skenën nuk e njihja mirë dhe prezantimi përpara një publiku të madh me njerëz të panjohur më frikësonte, edhe emocionet kishin adrenalinë të jashtëzakonshme, por asnjëherë të dëmshme për mua. 

Tashmë jam mësuar me këtë pjesë dhe kam arritur të mësoj se si t`i menaxhoj këto emocione. Nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte për menaxhimin e tyre, por mendoj se eksperienca ndër vite më ka mësuar dhe ndihmuar shumë tek kjo pjesë. E vërteta është që emocionet vazhdojnë të ekzistojnë dhe kësaj pjese nuk do i shpëtoj asnjëherë. Skena është përgjegjësi.
11041716_870277626344063_4172486259281501396_n
7. Cili është momenti më sfiduese në mësimdhënien tuaj?

Përshtatja me secilin prej karaktereve të ndryshme të tyre dhe durimi i tepërt në disa raste… 🙂

8. Ç’ju bën të ndiheni krenarë për studentët tuaj?

Ecuria e tyre – absolutisht! Si dhe pritshmëritë të përkthyera në seriozitet edhe punë.

9. Këshilla më e shpeshte që u jepni studentëve?

Dashuro atë që bën! Mos thuaj asnjëherë është e pamundur! Ti vlen!

10. Cila ka qënë motoja juaj në rrugëtimin tuaj në muzikë?

Mëso ta duash veten nën dritën tënde dhe mëso të ecësh në rrugën që ti beson.

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email