Masterklas me bassistin Ervin Dhimo

14/10/2015by admin

Të mërkurën, datë 21 Tetor në ambientet e Tulla – Culture Center, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një masterklas nga Ervin Dhimo.

Në këtë masterklas, do të flitet mbi muzikën jazz.
Mbi teknika të ndryshme të lojës në instrumentin e basit.
Mbi teknika të improvizimit, jo vetëm në bas, por dhe në instrumente të tjera.
Së bashku me të në skenë, do të jenë dhe muzikantët shqiptarë të Jazz,
Emiljan Dhimo (Baterist) dhe Genti Rushi (pianist).

Hyrja është e lirë për të gjithë!
Ervin Dhimo, pasi kreu një vit në Akademinë e Arteve të Tiranës, u transferua në Athinë ku ndoqi studime mbi instrumentin e basit në Konservatorin Philippos Nakas.
Aty ai u njoh me mentorin e tij Yiotis Kiurtsoglou, një maestro i vërtetë në bas i cili e prezantoi me muzikën e Charlie Parker, John Coltrane, Bill Evans dhe Jaco Pastorius.
Prezantimi me këta artistë, bëri që Ervini të kuptonte më shumë dhe të vlerësonte stilin Jazz dhe bukurinë e këtij zhanri.
Në 1998, Ervini fitoi një bursë për në shkollën e suksesshme amerikane në Boston, Berklee College of Music.
Që pas diplomimit në Berklee, ai u bë një nga basistët më të kërkuar në zonën e New England dhe filloi të luante me muzikantë të famshëm si Bruce Bartlett, Steve Hunt, Bob Gulloti, Herman Jonhson, Pat Loomis, Frank Willkins, Leo Genovese, Steve Langone, Will Hudgins, etj,.

Disa nga performancat e tij janë:
Pristina Jazz Festival, Pristina Kosovo 2013
Tirana International Jazz & World Music Festival, Tirana Albania 2013
Apollonia Jazz Festival, Fier Albanian 2013
Berklee Percussion Festival, Berkee Performance Center, Boston Massachusetts, United States 2012
Berklee Percussion Days, Boston Massachusetts United States 2012
Salem Jazz Festival, Salem, Massachusetts, United States, 2010
InterAct4 @ Take Five Jazz Club In Tirana, Albania, 2008
Boston Jazz Festival VIP Tent (2007)
Tirana Jazz Festival (2006, Tirana, Albania)
Bean Town Jazz Festival (2003)
Boston Jazz Festival (2002)
Chicago Jazz Festival (2001)
Berklee Performance Center (Summer Sessions)
Various Jazz Clubs, Such As Ryles Jazz Club And Bob The Chef’s
Various New England Blues Festivals
Stand-In Performances At Foxwoods Casino And Providence RI’s The Black Repervindhimobass copy

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email