Në një datë si 1 Qershori

01/06/2016by admin

Në një ditë feste si kjo, gëzimi nostalgjik që na mbulon dhe dëshira për të patur mundësinë për t’ju rikthyer fëmijërisë dhe lojërave të dikurshme, e mbush këtë ditë me një miksim të çuditshëm emocionesh.

 

Por, dita e sotme i përket atyre – fëmijëve të cilët çdo ditë arrijnë të sjellin diçka ndryshe në shtëpi apo dhe në ambientet ku jetojnë.

E si mund të festojmë një ditë si kjo?

Duke i dhuruar kohë fëmijëve! Duke i dhuruar mirëkuptim dhe duke i pranuar ashtu siç janë. Duke qenë të ndjeshëm ndaj tyre.

Dhe qofshin ditë si kjo, të përhershme në jetët e tyre.

Duke i uruar që të kenë më shumë kohë për lojë

Më shumë mundësi për të zhvilluar kuriozitetingezuar1qershorin copy

Më shumë mundësi për shprehje të emocioneve dhe më shumë mirëkuptim,

Në një ditë si kjo, shpresoj të mendoni shumë dhe për fëmijët që nuk kanë mundësinë për të qenë afër me prindërit e tyre.

Dhurojini atyre kohën tuaj – jo vetëm sot, çdo ditë të vitit.

Kështu jo vetëm do t’i bëni të ndjehen më të vlefshëm dhe të sigurtë, por do të zbuloni dhe ju kënaqësinë që sjell ora e lojës!

 

Gëzuar!!

 

 

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email