Leksionet virtuale në mbrojtje të Covid-19

10/03/2020by admin

Përshëndentje nxënës, prindër dhe miq të Akademisë Hollywood,

Siç dhe jemi informuar në media këto ditë, përhapja shpejtë e coronavirusit në Shqipëri si dhe në botë është bërë një problem për të gjithë qytetarët.

Për të parandaluar dhe për të ulur riskun e shpërndarjes së virusin dhe për të ndihmuar familjet që të ndihen të pashqetësuar nga leksionet muzikore dhe artistike, Akademia Hollywood do të funksiojë duke ofruar të gjitha leksionet online duke përdorur aplikacionin Zoom. Leksionet e MUZ dhe ROCK101 nuk do të zhvillohet via Video, por do ju nisim materiale për javët në vijim.

Leksionet online janë shumë të përdorura vitet e fundit nga shumë mësues nëpër botë, dhe në momente të këtilla, e ndjejmë një një opsion fantastik për të mos u shkëputur nga rutina artistike.

Leksionet do të mbahen në oraret tuaja të javës dhe ajo çka do keni nevojë do të jetë një mjet komunikativ si: Smartphone, tablet apo kompjuter (laptop) dhe instrumenti.

Në këtë email do të merrni dhe të dhëna mbi aplikacionin ZOOM dhe se si ta përdorni atë.

Në raste kur nuk keni instrument, ju dhe mësuesi juaj do të vendosni për të punuar mbi teorinë dhe të tjera materiale muzikore.

Ju lutem kontrolloni emailin që ju vjen për takimin tuaj online nga pike13.com pasi aty do ju nisim dhe kodin e duhur për të.

Do ju luteshim të na jepnit pak kohë që të gjithë të jemi të sistemuar me sistemet video.

Për pianistët, do ju luteshim që kamera të ishte në të majtën apo në të djathtën tuaj, dhe për muzikantët e tjerë të jetë përballë ku mund të shihen dhe duart,

Emaili informues është i bashkangjitur në pdf, (Shkarkoni emailin informues

ju uroj shëndet të mirë për të gjithë ju dhe të njohurit tuaj.

Klodeta Buzi

Kontaktoni
Rruga Qemal Stafa 206, Tiranë
069 22 11158
Email