Author: admin

Sa muzikantë bëhemi për të luajtur Himnin Kombëtar?

Sa kitaristë/basistë bëhemi për të luajtur himnin tonë kombëtar?

Merre Kitarën dhe amplifikatorin tënd dhe bashkoju ngjarjes më të madhe të ketij lloj që ka ndodhur ndonjëherë.
Regjistrohu tani për tu bërë pjesë e ketij eventi te paharrueshëm.

Akademia Hollywood do të jetë aty, tek sheshi Skënderbej me Mbështetjen e Bashkisë së Tiranës

 

Data e eventit: 28 Nëntor 2017
Ora: 10:00
Vendi: Sheshi Skënderbej
Të gjithë sëbashku, për të luajtur HIMNIN KOMBËTAR!

Himni do të luhet në një version RROK, i ndarë në 4 sektorë.

2 Sektorë do të luajnë linjën melodike, një do të luajë shoqërimin me PowerChords dhe Sektori i Bassistëve.

Himni do të luhet me instrumente elektrike, dhe çdokush duhet të ketë amplifikatorin dhe instrumentin e tij.

Është e rëndësishme të plotësoniformularin përpara eventit, që të mundemi të ndajmë dhe sektorët që do luhen.

Nëse nuk keni instrumentet e duhura apo amplifikatorin, atëherë plotësoni saktë në formular dhe ne do mundohemi të gjejmë një për ju.

Nëse ju keni një amplifikator tepër apo instrument elektrik tepër të cilën mund ta sillni, ju lutem shkruajeni në formular.

Nëse nuk keni instrumentet e duhura apo amplifikatorin, atëherë plotësoni saktë në formular dhe ne do mundohemi të gjejmë një për ju.

Nëse ju keni një amplifikator ekstra apo kitare elektrike ekstra të cilën mund ta sillni, ju lutem shkruajeni në formular.

 

Muzikantët do të ndahen në këto kategori:

Kitarë Solo I (pozicion i parë)
https://youtu.be/3BhxvL0AXFg
Kitarë Solo II (një oktavë më lart)

Kitarë shoqëruese (Akorde pa terca, Power Chords)
https://www.youtube.com/watch?v=VIAyN5nOuxQ&feature=youtu.be
Kitarë Bas
https://www.youtube.com/watch?v=D-mXRHLZWW4&feature=youtu.be

Provat do të bëhen në grupe, dhe do të lajmëroheni më përpara për këtë.
Ju lutem, vendosni emrin dhe nr e telefonit të saktë.

Për çdo pyetje, ju lutem dërgoni një email tek akademiahollywood@gmail.com ose na ndiqni në faqen tonë në facebook tek: https://www.facebook.com/events/130783397622772/

Partiturën e gjeni në këtë link:
https://goo.gl/Rgx4se

Regjistrimin e gjeni në këtë link: https://goo.gl/forms/crCPK5LcNhTkdKOF2


#HimniYnë

 

 

Si të bisedoni me fëmijët tuaj për ditën shkollore

 

Image result for kids parents homework

 

Unë kam punuar rreth 20 vite në mësimdhënie në shkolla, dhe kam punuar me qindra nxënës dhe prindër. Gjatë këtyre 2 dekadave, shpesheherë kam patur prindër që më kontaktonin pasi ata nuk arrinin të mësonin detaje mbi ditën shkollore të fëmijëve të tyre.

“Si ta bëj fëmijën që të më tregojë” – ishte pyetja më e shpeshtë.

Tani, pas një eksperience të gjatë, vajza ime është entuziaste të më tregojë se si ka kaluar ditën në shkollë. Ndihem shumë i qetë, që unë dhe gruaja kemi krijuar një bazë transparente e cila do të na ndihmojë shumë dhe në vitet kur vajza jonë të jetë në moshën e adoloshencës. Dhe ja se si mund të arrini dhe ju të që të bëni fëmijët tuaj të flasin mbi ditën në shkollë.

Niseni shpesh dhe që në fillim

Çfarë dua të them me këtë? Fëmijët fillojnë të shkojnë në kopësht apo çerdhe në moshë të vogël, dhe nuk ka asnjë arsye se pse mos të bisedoni me ditën e tyre në atë modhë.

Mos u mjaftoni me pyetjen “Si shkoi dita sot?”, pasi mund të merrni përgjigje vetëm me një fjalë – si “mirë”, “shumë mirë”.

Duhet ta pyesni fëmijën me pyetje të atilla që të kërkojnë detaje dhe opinione dhe të tregoni interes për ta dëgjuar deri në fund.

Në fillim unë e pyesja vajzën time me pyetje që kërkonin përgjigje “Po” ose “jo” për ta angazhuar atë në bisedë, dhe më pas vazhdoja ta pyesja me më shumë pyetje të detajuara. E pyesja për projektet e artit që kishin bërë, për librat që kishin lexuar, këngët që kishin kënduar dhe lojërat dhe bisedat që kishte bërë me moshatarët. Jo vetëm që kjo na ndihmoi për të patur një panoramë më të qartë për ditën e vajzës sonë, por gjithashtu ndihmoi dhe atë të përmblidhte momentet më kyçe të ditës dhe të fitonte një nivel rehatie kur bisedonim për atë çka ishte e rëndësishme për të.

Nëse fëmija juaj është më i rritur, mos u merakosni, keni ende kohë.

Bëni Detyrat

Detyrat nuk janë vetëm për fëmijën tuaj. Si prindër ne na duhet të bëjmë gjithashtu detyra Shkolla e vajzës sime çdo javë sjell një email me atë çka kanë bërë gjatë javës. Nëse shkolla e fëmijës tuaj bën të njëjtën gjë, lexoni përmbajtjen – dhe mbase do të lexoni dhe për punime që fëmija juaj ka bërë, por ju nuk e dinit. Pyeteni fëmijën tuaj për çka lexoni në email. Mësoni emrat e moshatarëve të tyre në klasë dhe përmendni ato emra në biseda. Në takim me prindër, merrni sa më shumë imforamcione që mundeni dhe gjithashtu interesohuni me detaje se çfarë bëjnë ata në shkollë. Duke patur këto informacione do e keni më të lehtë të  ndërtoni pyetje për fëmijën tuaj.

Nëse fëmija juaj ka mbaruar shkollën elementare, sigurohuni që të dini se cilat janë interesat e tyre, mbase duke pyetor mësuesin kujdestar apo mësues të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj. Nuk do ta besoni se sa prindër janë habitur kur kanë mësuar për pasionet e fëmijëve të tyre të cilat ata nuk i dini. Pasi të keni zbuluar këto, ju mund t’i pyesni fëmijët të netuziazmuar. Dhe nëse ju sinqerisht jeni të hapur për shijet dhe interesat që ata kanë, ju garantoj që ata do të fillojnë të flasin më shumë.

Mëngjesi është i artë

Në mëngjes është një moment i mirë për të biseduar për ditën shkollore. Mbase kur hani mëngjes bashkë, apo kur i shoqëroni për në shkollë, bëni mirë të flisni për lëndët që kanë dhe çfarë pritshmërish kanë për ditën. Darkat janë më të vështira, pasi të dy palët janë më të lodhur dhe shpeshherë mund të jenë duke bërë detyra.

 

Vendosni pikësynime

 

E rëndësishme është të bisedoni për të vendosur dhe pikësynime në jetë dhe në shkollë. Dhe bisedat tuaja mund të zhvillohen rreth tyre.

Kështu do i ndihmoni dhe të mësojnë të punojnë me një qëllim në mendje, por dhe gjithmonë do të keni për çfarë të flisni.

 

 

 

 

 

 

 

Shkruar nga Christopher Persley

Qasje të reja në edukimin muzikor

Në 2017 është e rëndësishme që kurset artistike të jenë sa më të kënaqshme dhe të përshtatura për moshën.

Në Akademinë Hollywood, ne mundohemi që t’i përshtatemi sa më shumë nxënësve tanë dhe t’i ndihmojmë ata në këtë rrugëtim artistik që kanë marrë.

Nga mësimi i sotëm, fotografuam këto zara interesantë me të cilët fëmijët luajnë duke ndërtuar masa ritmike.

Për ta është lojë, por në të vërtetë – është lexim ritmik i pastër.

Dhe më besoni, nëse do ua jepja në një letër të shkruar – ata do të ishin jo të motivuar për ta lexuar:)

 


Oraret e Stinës së Verës

Përshëndetje!
Ju njoftojmë që duke filluar nga kjo javë, klasat individuale dhe kolektive në Akademinë Hollywood do të zhvillohen në oraret e pasdites: 16:00 – 20:30.
Gjithashtu ju njoftojmë që të shtunën jemi të mbyllur.