Author: admin

Koncertet përmbyllës të Qershorit

Përshëndetje,

Jemi në 10 ditëshin e parë të Qershorit dhe pak ditë përpara koncerteve tona.

Koncertet do të nisin më datë 10 Qershor në sallën Black Box, ku mund të ndiqni 3 Shfaqje teatrale nga grupet e aktrimit të moshave të ndryshme, si dhe muzikantë klasikë dhe jo klasikë. Ky koncert është titulluar Udhëtim në Hapësirë. 

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 15 u ftojmë në sallën e Teatrit të Kukullave ku do të kemi koncertin e parë për shumë fëmijë të cilët sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre në botën e artit si dhe fëmijë të tjerë të cilët kanë pak muaj a vite që luajnë në instrument.  Ky koncert është titulluar Koncerti Veror. 

 

 

 

 

 

 

Më  21 Qershor është dhe koncerti i fundit për sezonin i cili si gjithmonë përkon me Festën Ndërkombëtare të Muzikës, Fête de la Musique. Në këtë koncert janë të gjithë muzikantët e avancuar të cilët luajnë në zhanre të muzikës rrok, pop, etj.

 

 

 

 

 

 

 

Ju kujtojmë që këtu mund të lexoni dhe informacione më të detajuara për përgatitjet përpara koncertit.

Këshilla për prindërit – si të sillemi përpara një koncerti

Dhe nëse doni që fëmija juaj apo ju vetë të jeni më të qetë, mund të shkarkoni këtë dokument dhe të vizatoni se si ndiheni përpara koncertit. si ndihem përpara shfaqjes

 

 

 

Ju urojmë Suksese!!! dhe ju kujtojmë që duke filluar nga java e 12 Qershorit nisin dhe Kampet verore në Akademinë Hollywood.

Për të ditur më shumë për kampet, klikoni mbi foto!

 

 

Kampet Verore në Akademinë Hollywood

Me ardhjen e stinës së verës, ajo ka është më e mira për fëmijët tuaj është koha e tyre e lirë.
Akademia Hollywood për stinën e verës ofron kampe verore ditore si dhe klasa kolektive intesive të cilat kanë një format argëtues dhe edukativ.
Të gjitha këto kampe organizohen në grupe e cila sjell dhe një faktor social të rëndësishëm.

 

Duke filluar nga 12 Qershori kampet verore nisin si fillim me:

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

KAMPIN E IMAGJINATËS (për moshat 8-13 vjeçare)
Kampi i imagjinatës ofrohet çdo ditë jave prej orës 09:00 – 13:00. (Pritja mund të bëhet që në 8:30)
Në këtë kamp gjatë një jave fëmijët do të eksplorojnë Ritmet perkusive, instrumentat si Piano, Kitarë dhe Bateri. Do të eksplorojnë me zërin e tyre si dhe do të kenë orë artistike si pikturë dhe crafting.
Gjithashtu Do të ketë dhe elemente të dancit ritmik.

 

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

 

JAVA E VOKALIT / The POP EDITION

Ky kamp 1 javor i përkushtohet tërësisht këngëtarëve të rinj me apo pa eksperiencë. .

Në një javë ata do kenë mundësinë të mësojnë mbi bazat e të kënduarit, teknikat vokale si dhe të punojnë dhe këndojnë në grup dhe me backvocals.

Gjithashtu secili nga pjesëmarrësit do të regjistrojë një këngë të punuar gjatë javës.

Prej mesit të qershorit

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

 

ROCKAMP nga 12 Qershori (17:00-20:00)

ROCKAMP është një kamp 1 javor i cili fton të gjithë muzikantët e rrokut dhe popit të bashkohen për një javë plot energji. Prova, kompozime këngësh, ndërtime bend dhe imazhi si dhe regjistrim të këngës së re.

Praktikisht muzikantët në fund të javës do të kenë një DEMO të tyren

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

KAMPI I TEATRIT

Kampi i teatrit do të nisë pas mesit të Qershorit. Në këtë kamp fëmijët do të ndiqen nga profesionistë dhe do të punojnë me mizaskenën.

Kampi i Teatrit organizohet çdo ditë jave 09:00-13:00

 

 

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

Të gjitha kampet verore kushtojnë 8000Lekë në javë.

KLASAT KOLEKTIVE

 

Klasat kolektive vijnë si paketa leksionesh përgjatë muajit Qershor dhe Korrik.

Klasat Muzikore janë për instrumentet Piano, Kitarë apo Bateri. Një miks i tyre apo vetëm njëri nga instrumentet. .

Klasat artistike ofrojnë klasa muzikore si dhe pikturë.

PAKETAT

KURSE KOLEKTIVE VERORE

15 Leksione Artistike (3x javë) Hënë, Mërkurë, Enjte 18:00 80Euro
15 LEKSIONE Muzikore (3x javë) Hënë, Martë, Enjte 18:00 80Euro
10 LEKSIONE Muzikore (2x javë) Martë, Enjte 19:00 65Euro
10 LEKSIONE 90’ Aktrimi (2x javë) Martë, Enjte 17:30 80Euro

(për t’u regjistruar plotësoni formularin këtu: Formulari)

Gjithashtu gjatë verës do të organizohet dhe java e JAZZ, e muzikës së Filmit si dhe ajo Klasike.

Datat dhe pagesat për këto javë plot me masterklase do të postohen në ditët në vijim

Një letër nga Beethoveni

Në 1812, një pianiste e re e quajtur Emilie i shkroi idhullit të saj, Ludwig van Beethoven. Kompozitori, i njohur si një njeri që preferonte më së shumti të rrinte vetëm, iu përgjigj me një letër shumë të ëmbël. Shkrimtarja Maria Popova e postoi letrën e Beethoven në Brainpickings, por le të ndalemi tek letra e Beethoven.

E dashura ime Emilie, shoqja ime e mirë!

Mos u mjafto vetëm me studimin e artit, por mundohu t’i shkosh gjer në thellësi të tij; kjo është ajo çka arti meriton, pasi vetëm arti dhe shkenca e ngrejnë njeriun në një nivel të atillë me Zotin. Nëse ndonjëherë, e dashura Emilie, do të doje të dije diçka më shumë, më shkruaj pa hezitim.

Continue reading