Author: klodeta

Kurse aktrimi për fëmijët? Çfarë duhet të prisni

Kur konsideroni të regjistroni fëmijën apo fëmijët tuaj në klasat e aktrimit, cila është arsyeja juaj parësore? Imagjinoni që në atë klasë do të ketë plot fëmijë me vetëbesim, ekstrovertë dhe ambiciozë? Apo imagjinoni fëmijë të talentuar që recitojnë Shekspirin përmendësh si dhe poezitë e Naim Frashërit? Continue reading

E bukura e të mësuarit

Sa e bukur është ndjesia e të mësuarit dhe sa e mrekullueshme është.

Po përdor fjalën mrekulli, pasi edhe pse është një proçes i përdor nga thuajse të gjithë qëniet humane, sërish ka një magji në rrugëtimin e saj.

Kjo ide më erdhi dje tek po dëgjoja një nga nxënëset e mia e cila po luante një pasazh me oktava nga Mozart.  Continue reading

Piano e re e Barenboim

Piano e re e Barenboim e cila u luajt për herë të parë në London Royal Hall, në bashkëpunim me kompaninë Steinway e Sons ka një tingull tjetër.

E frymëzuar nga piano e Lizst, ata vendosën që telat të mos kryqëzoheshin si pianot e sotme, por të ishin të drejta.

Ndryshimi ndjehet në cilësinë e tingullit. Ka më qartësi, dëgjohet gati si një kor. Kur luan, mund të dëgjosh qartë Bassin, Tenorin, Alto dhe Sopranin.
Continue reading

Ju s’do ta besoni, po këto foto i përkasin 1913

Cilësohen si disa nga fotot e para me Autochrome, të realizura nga Mervyn O’Gorman, i cili ishte një nga inxhinerët më të suksesshëm në Angli në kohën e Luftës së parë botërore.

Në këto foto të vajzës së tij, ka motive shumë ëndërrimtare. Continue reading

Mbi Koncertin Akustik të klasave të pianos, më 21 Mars 2015

Koncerti Akustik i klasave të Pianos – 21 Mars 2015.

 

Të shtunën e datës 21 Mars, në mjediset e reja të Ministrisë së Kulturës, në orën 18:00 u zhvillua Koncerti Akustik i klasave të Pianos.

Ky koncerti ishte në serinë e Mini Koncerteve akustike të pranverës, të cilat më përpara janë organizuar në ambientet e Akademisë Hollywood, por tani me rritjen e numrit të pianistëve na u desh të kalonim në një sallë më të madhe dhe të ndanim koncertin në 2 pjesë të ndryshme. Continue reading