Aktivitete

Koncertet përmbyllës të Qershorit

Përshëndetje,

Jemi në 10 ditëshin e parë të Qershorit dhe pak ditë përpara koncerteve tona.

Koncertet do të nisin më datë 10 Qershor në sallën Black Box, ku mund të ndiqni 3 Shfaqje teatrale nga grupet e aktrimit të moshave të ndryshme, si dhe muzikantë klasikë dhe jo klasikë. Ky koncert është titulluar Udhëtim në Hapësirë. 

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 15 u ftojmë në sallën e Teatrit të Kukullave ku do të kemi koncertin e parë për shumë fëmijë të cilët sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre në botën e artit si dhe fëmijë të tjerë të cilët kanë pak muaj a vite që luajnë në instrument.  Ky koncert është titulluar Koncerti Veror. 

 

 

 

 

 

 

Më  21 Qershor është dhe koncerti i fundit për sezonin i cili si gjithmonë përkon me Festën Ndërkombëtare të Muzikës, Fête de la Musique. Në këtë koncert janë të gjithë muzikantët e avancuar të cilët luajnë në zhanre të muzikës rrok, pop, etj.

 

 

 

 

 

 

 

Ju kujtojmë që këtu mund të lexoni dhe informacione më të detajuara për përgatitjet përpara koncertit.

Këshilla për prindërit – si të sillemi përpara një koncerti

Dhe nëse doni që fëmija juaj apo ju vetë të jeni më të qetë, mund të shkarkoni këtë dokument dhe të vizatoni se si ndiheni përpara koncertit. si ndihem përpara shfaqjes

 

 

 

Ju urojmë Suksese!!! dhe ju kujtojmë që duke filluar nga java e 12 Qershorit nisin dhe Kampet verore në Akademinë Hollywood.

Për të ditur më shumë për kampet, klikoni mbi foto!

 

 

Festa e Muzikës

Jemi shumë të gëzuar që pas 6 vitesh pune për Festën e Muzikës, apo Fête de la Musique, këtë vit me ndihmën e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës po realizojmë atë çka kishim ëndërruar gjithmonë:

Një festë Muzike në të gjithë Qytetin e Tiranës.
Të enjten më 23 Qershor, 9 Sheshe të Tiranës do të kenë Koncerte pasdite – Tirana do të gëlojë nga Muzika!!!

Akademia Hollywood do të luajë tek Sheshi Nënë Tereza dhe gjithashtu tek Amfiteatri!!

Ejani të festojmë FETE DE LA MUSIQUE EN ALBANIE!!!!

Sheshi Nënë Tereza

19:00 Akademia Hollywood

20:00 Dobs

20:30 Road to Nowhere

21:00 PMS

13522037_1085179944887641_7737165626968881277_n

Në një datë si 1 Qershori

Në një ditë feste si kjo, gëzimi nostalgjik që na mbulon dhe dëshira për të patur mundësinë për t’ju rikthyer fëmijërisë dhe lojërave të dikurshme, e mbush këtë ditë me një miksim të çuditshëm emocionesh.

 

Por, dita e sotme i përket atyre – fëmijëve të cilët çdo ditë arrijnë të sjellin diçka ndryshe në shtëpi apo dhe në ambientet ku jetojnë.

E si mund të festojmë një ditë si kjo?

Duke i dhuruar kohë fëmijëve! Duke i dhuruar mirëkuptim dhe duke i pranuar ashtu siç janë. Duke qenë të ndjeshëm ndaj tyre.

Dhe qofshin ditë si kjo, të përhershme në jetët e tyre.

Duke i uruar që të kenë më shumë kohë për lojë Continue reading

#Tiranapamakina

Të martën, më 22 Shtator  2015 – Tirana do të jetë pa makina, dhe ne do të festojmë në ajër të pastër.

Ne do të jemi në lulishten përballë me Muzeun Historik Kombëtar.

Do të ketë muzikë, lojëra për fëmijë dhe libra nga iniciativa – Dhuro një libër, merr një libër.

Eventin e gjeni këtu:

 

Faqja zyrtare në FB e Bashkisë së Tiranës gjendet këtu:

#TiranaPaMakina: AKTIVITETET 22 SHTATOR

 

JU MIRËPRESIM!!!!

 

 

 

Kalendari Kulturor i muajit Korrik 2015

Në çdo muaj, në buletinin e Akademisë Hollywood i kushtojmë një rubrikë të veçantë aktiviteteve kulturore në Tiranë.
Aktivitetet kulturore në Tiranë në muajt e sezonit veror janë të pakta, megjithatë mëposhtë keni disa të evente që mund t`i ndiqni.
Continue reading

Koncerti Pianistik – 13 Qershor 2015

Koncerti Pianistik i datës 13 Qershor 2015, u zhvillua në sallën e Black Box në Akademinë e Arteve.

Ky ishte dhe koncerti i fundit i këtij viti akademik për studentët e klasave të pedagogëve Erda Kaçeli, Iris Hasani, Klodeta Buzi, Luis Kapllanaj, Lekë Spathari dhe Gresa Sulstarova.

Nga numri i madh i studentëve pjesëmarrës lindi nevoja që koncerti të ndahej në 3 momente kryesore.  Continue reading