Koncerti Unplugged

    Unplugged është një ndër eventet më të dashur në Akademinë Hollywood, ai është intim dhe zhvillohet i tëri me instrumentë elektro-akustikë.Koncerti Unplugged i datës 19 Prill u nda në dy momente kryesor: në një shfaqje teatrale të vënë në skenë prej grupit të Aktrimit dhe koncerti i Unplugged ku performuan këngëtarë e instrumentistë të Akademisë Hollywood.11167803_10203823591373278_1355251588937428906_n

Për shumë nga pjesëmarrësit, kjo ishte dalja e parë në skenë ndaj dhe emocionet ndiheshin kudo.
Eventi nisi me këngën e Sam Smith “Stay With Me” të kënduar nga solistja Ledja Sulçe e shoqëruar në kor nga këngëtarët e tjerë të Akademisë Hollywood. U vendos të nisej pikërisht në këtë formë për të lehtësuar grupin e klasës së Aktrimit duke qënë se për ta ishte shfaqja e parë. 

11152333_10203823582773063_7178821040705103671_nStudentët – aktorë të udhëhequr nga pedagogia e tyre Verjana Abazaj vunë në skenë shfaqjen “Dorashka Magjike” e cila ishte krijimi i vetë tyre. Shfaqja shkaktoi shumë të qeshura në publik dhe krenari për pedagogen.

Pas shfaqjes teatrale ishte rradha e këngëtarëve e instrumentistëve të tregonin punën e tyre në Unplugged. Pedagogia e artit të vokalit që kish punuar me të gjithë pjesëmarrësit, Eltina Minarolli, ndonëse e mësuar me skena e koncerte të mëdha, rrëfeu gjatë prezantimit se ishte e tëra e kapluar nga emocionet.
Këngëtarët kishin vendosur të paraqiteshin me këngë të muzikës moderne dhe në sajë të performancave të tyre zbuluan sesi e përballonin skenën dhe emocionet; disa me buzëqeshje, disa të ndrojtur e shumë prej tyre zbuluan dhe energjinë magjike që vetëm skena ta dhuron.


Ndër këngëtarët që kënaqën publikun dhe që morën duartrokitje të shumta ishte Ana Bakaj me grupin shoqërues të Rei Kondakçiu (kitarë), Megi Mënalla (bass) dhe Kevin Kurtaja (bateri). Performanca e saj ishte ekzaltuese dhe madje publiku e kërkoi dhe një këngë tjetër prej saj.
Studentja e vetme që nuk ishte nga klasa e pedagoges Eltina Minarolli ishte Anya Skëndaj, e cila ndonëse ka zgjedhur të mësojë instrumentin e pianos e baterisë në këtë koncert performoi si këngëtare.10931164_10203823488010694_5555742990628865743_n

Thyerje mes performancave të këngëtarëve ishin dhe monologjet e studentëve të klasës së aktrimit që u shoqëruan nga Klodeta Buzi në piano e bateri.

Në tërësi niveli i studentëve demonstroi punën e pedagogëve Verjana Abazaj (aktrim), Eltina Minarolli (vokal), Julian Koçaj (kitarë/Rock101), Elinor Butka (kitarë/Rock101), Vladimir Tota (kitarë), Luis Kapllanaj (piano) dhe Klodeta Buzi (piano).

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe pedagogët për punën dhe kënaqësinë që dhuruan në publik!

Për të parë albumin me fotografitë që u bënë gjatë koncertit klikoni këtu: UNPLUGGED11150567_10203823581573033_6116316426967437377_n

Posted on: 02/05/2015, by : admin