Piano

Piano – Mbreti i Instrumentëve Muzikorë.

Gjithkush e njeh instrumentin e Pianos dhe madje jo rrallë herë dëgjojmë se piano konsiderohet ndryshe si Mbreti i Instrumentëve Muzikorë.

Por, cila është arsyeja që ky instrument ka fituar këtë epitet?
Teknikisht epiteti është e vërtetë: Piano është instrumenti me 88 nota që mbulon regjistrin e plotë të çdo instrumenti në orkestër, nga notat më të trasha të fagotit (la) – në notat më të holla të Piccolos (do) ; Aftësia e këtij instrumenti për të prodhuar melodinë dhe shoqërimin njëkohësisht, si dhe gama e gjerë dinamike që piano zotëron.

Bartolomeo Cristofori krijoi gjenezën e instrumentit të pianos rreth viteve 1700. Në atë kohë emri që Cristofori vendosi të quante këtë instrument të jashtëzakonshëm ishte “un cimbalo di cipresso di piano e forte” që do të thotë “një tastierë selvie me tinguj piano dhe tinguj forte. Versioni i Cristoforit ishte ajo që ne e njohim në ditët e sotme si klaviçembalo.
Por, si evoluoi nga shekulli i XVIII klaviçembalo në ditët e sotme, në Piano?

Instrumenti i krijuar nga B. Cristofori mbetej ende mister derisa Scipione Maffe shkroi një artikull pasionant mbi këtë krijim fantastik të kohës.

Për pak kohë vëmendja e italianëve u drejtua drejt instrumentit të Cristoforit, por për t’u lënë pas dore deri në vitet e mëtejshme, ku ishte Gottfried Silbermann që vendosi të investonte edhe më tej për përfshirjen e instrumentit të ri në skenën europiane.

Silbermann kopjoi ekzaktësisht modelin e Cristofori dhe e ndau me J.S. Bach punimin e tij.

Por, ky i fundit pas disa kritikave të ashpra e hodhi pas krahëve të gjithë punën e Silbermann.

Ama, Silbermann nuk kishte kurrëfarë interesi të hiqte dorë! Ai punoi me të gjitha vërejtjet e ardhura nga Bach dhe krijoi modelin e saktë duke i shtuar madje detajin e rëndësishëm të Pedalit.
Ishte pikërisht pas kësaj shtojce të rëndësishme që Bach u afeksionua, madje filloi dhe të shiste punimet e Silbermann.
Për faktin se Silbermann investoi kaq shumë, në Austrinë e viteve 1750, mendohej se ishte pikërisht ai krijuesi i pianos.

Piano e Silbermann


Biznesi i Pianofortes mori hov të madh gjatë fundit të shekullit të
XVIII-të në shkollën Vieneze, në të cilën përfshihej dhe Johann Andreas Stein. Pianot vieneze ndërtoheshin me material prej druri, dy tela për notë dhe çekiçët e mbuluar me copë lëkure. Tastet kishin ngjyrë të kundërt me tanimë, tastet natural (në ditët e sotme-tastet e bardhë) ishin të zinj dhe tastet aksidental ishin të bardhë (në ditët e sotme janë të zinj).

 

Piano me tastet natyralë të zinj dhe ato aksidentalë të bardhë.

Me kalimin e kohës rangu i regjistrit të pianos u rrit nga 5 oktavë në 7, e më pas në 8 okatavë siç dhe e hasim në pianot e ditëve moderne.

Përgjatë viteve në vijim u krijuan dhe firma të rëndësishme të prodhimit të instrumentëve muzikor, kryesisht pianove që ende i shohim në ditët e sotme.

Mbi B. Cristofori, para disa javësh, Google e nderoi me një doodle shumë interesant shpikësin e  parë të këtij instrumenti kaq të dashur. Klikoni KËTU për të parë doodle në nder të Cristoforit.

Kuriozitet shumë interesant është se në vitet 1920 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte më shumë piano sesa soba gatimit. 🙂

Posted on: 18/05/2015, by :