Të rinjtë dhe shijet muzikore – etapat që kalojmë nga Adoloshenca në rritje

Të rikujtoj sot se në para-adoleshencë kam dëgjuar Shpat Kasapin është një ndër çuditë e mia më të mëdha. Në një darkë familjar ishin shijet e mia muzikore ndër vite që po diskutoheshin, mes të tjerave u përmend edhe kjo pjesë e historisë sime muzikore. Me të qënë vetëm, fillova të mendoja mbi gjithë ndryshimet radikale të zhanreve muzikore që kam pëlqyer ndër vite: Si në periudha të ndryshme kam patur nevojë për tinguj e ritme të cilat nga viti në vit nuk ishin shumë të ngjashme.
Eksperienca ime e viteve të para-adoleshencës fillon me Shpat Kasapin,  pastaj në adoleshencë me Dimmu Borgir, Pantera, Slayer, Slipknot dhe tanimë, si një 21 vjeçare në ca shije më të rafinuara ndër të cilave vlerësoj muzikën klasike e atë jazz… pa hequr dorë ama nga rock dhe metal.

E kuriozuar për të ditur më shumë mbi shpjegimin e nevojave të mia të ndryshueshme, lexova online disa studime të viteve të fundit të cilët i gruponin shijet e një njeriu në tre etapa kryesore:
    

K-Pop BandBackstreet Boys

One Direction

Etapa e Parë

 Fillimet e adoleshencës:

Në këtë fazë të rinjtë janë shumë të predispozuar të dëgjojnë tendencën e momentit gjithnjë duke u udhëhequr nga grupi shoqëror me të cilin rrinë. Në këtë moshë tërhiqemi më shumë nga e bukura, nga ajo që quhet “trendy” dhe nga ajo që grupi shoqëror pranon. Shijet muzikore të kësaj moshe nuk janë shumë të thella për të kuptuar tekstin e këngëve apo filozofinë/ideologjinë e muzikantëve.
Në këtë etapë besoj se shumica e lexuesve kanë patur periudhën e tyre katër vjeçare me grupe si Take That, më pas Backstreet Boys, Britney Spears, Hannah Montana, Justin Bieber e One Direction.

Etapa e Dytë

200_smacaulay-culkin-1311764439

 

 

 

 

 

 

Adoleshenca

Fjala kyçe për të përshkruar vitet e adoleshencës është Rebelizmi! Pothuajse pjesa më e madhe e adoleshentëve janë gjithnjë të etur të kundërshtojnë e të rebelohen. Kryesisht të etur për të qënë anti-komformistë, adoleshentët përpiqen të zgjedhin muzikë të cilën prindërit e tyre nuk do ta dëgjonin as për sekondat e para. Në vitet e adoleshencës sime, grupi Slipknot për timë më quhej SLIP-KOT.

 Në nevojën për t’u rebeluar dhe për të thyer rregulla, për t’u rritur në mënyrë të pavarur, ata zgjedhin gjithmonë muzikë që për njerëzit familjarë shihet si “jo e dëgjueshme/e papranueshme”.

Group of modern dancers dancing hip-hop at studio.
Group of modern dancers dancing hip-hop at studio.

Untitled

 

Gjithashtu, në mendësinë e të qënit “anti-komformistë”, adoleshentët komformohen me një pjesë të caktuar të shoqërisë që në disa raste edhe në mosha të mëdha këtë lloj muzike dëgjojnë.

Muzika i jep identitet stilit të tyre të të jetuarit. Preferencat muzikore në këtë etapë janë diktuese edhe të veshjes që zgjedhin. Adolshentët duan t`i bërtasin botës me tekstet dhe tingujt me të cilët identifikohen.

Etapa e Tretë

 Në moshën ku konsiderohemi si “të rritur” shijet muzikore sofistikohen dhe nuk janë agresive si në etapën e dytë.

Përshembull, në rastin tim, vetëm pas të 18-tave vendosa të dëgjoja realisht muzikë Jazz e Klasike. Ndërkaq, shijet agresive si Dimmu Borgir, Pantera etj. vendosa t`i dëgjoja në momente më të rralla. Posterat në muret e dhomës sime, veshja e tëra në të zezë me aksesorë të mëdhenj dhe të stilit Rock, u zëvendësuan nga të të përshtaturit në mjedisin e së përditshmes sime.
Ndoshta prej nevojës për të dëgjuar më shumë nga lloji i muzikës që pranohet më lehtë nga shoqëria dhe nevoja për t`u “shtruar” ndryshoi dhe evoluoi stili i muzikës që unë dëgjoja në të përditshmen time.
Tanimë është stili i jetesës që kornizon shijet e mia muzikore.

Me siguri pas të 30-tave apo 40-tave do të ndryshojë sërish mënyra sesi e perceptoj muzikën dhe se ç`dua prej saj, por deri atëhere do të shohim….


Në përfundim, secili prej nesh në periudha të ndryshme jete ka nevojë të evoluojë në preferencat muzikore: për disa si unë shijet në muzikë vijnë duke ndryshuar në etapat kyçe të jetës, por ka dhe të tjerë për të cilët ngelen po njësoj. Muzika i përshtatet nevojave dhe ndjesive tona përgjatë rrugëtimit të jetës sonë personale.

Muzika është gjithmonë tregues i personalitetit të një individi dhe është e lidhur ngushtësisht me gjendjen që përjetojmë në momente të ndryshme të jetës.

Posted on: 22/05/2015, by : gresa