10. Ray Charles – What`d I Say

 

Charles shkroi këngën përpara një audience të gjerë në fund të 1958 ose fillimit të 1959. Ai dhe orkestra e tij R&B, të cilës sapo i ishte shtuar dhe vokali i një femre, “The Raelettes”, po luanin një maratonë kërcimi në një qytet të vogël afër Pittsburgh.
Kur Charles  i mbaroi repertori në fundi të setit të dytë, luajti një arpezhio për lart, e i tha bandës ta ndiqte dhe instruktoi The Raelettes që “Gjithçka që unë këndoj, përsëriteni pas meje,”. Më pas, kërcimtarët u ngjitën pas tij dhe e pyetën “Ku mund ta blejmë këtë këngë?”.

Në fillim kënga ishte thjesht ca akorde të palidhura, vargje të shkurtra, por në 18 Shkurt të 1959 Charles e përpunoi këngën dhe e regjistroi në Atlantic`s New York Studio.
Pavarësisht gjithë kundërshtimeve se kënga kishte kontekst të fortë seksual, Charles u përgjigjej se “Fundja të gjithë e dimë nga kemi ardhur!”

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones 

Kënga 01

Kënga 02

Kënga 03

Kënga 04

Kënga 05

Kënga 06

Kënga 07

Kënga 08

Kënga 09

Kënga 10

 

Posted on: 25/05/2015, by : admin