9. Nirvana – Smells like Teen Spirit

 

Producenti i Nirvana Butch Vig nuk e priste kurrsesi që kënga e albumit Nevermind do të bëhej himn i muzikës grunge të asaj kohe, “Mund të dëgjoja pjesën e Hello-Hello dhe akordet, por ishte e pamundur të deshifroja atë që nënkuptonte dhe ndaj nuk kisha asnjë ide për atë çfarë na priste…”,- tregon ai.


Askush tjetër nuk e dinte çfarë do të ndodhte me atë këngë…
“Kënga ishte një lloj thirrjeje ndaj ndërgjegjjes”, –  tha Novoselic në vitin 2000. Screen-Shot-2013-03-04-at-9.17.38-PM-ye8suk
“Pjesa e “Here we are now, entertain us” ishte shprehjeqë Cobain thoshte kur hynin në ndonjë festë si “për të thyer akullin”. Gjithashtu ishte një rrëfim i mënyrës sesi Kurt shihte botën”,- rrëfeu Novoselic.
“Teen Spirit” e mori emrin nga një markë deodoranti për vajza adoleshente, ishte përpjekja e Kurt për të shkruar këngën e fundit/më të mirën të asaj kohe.
Vig tregoi se në këtë këngë mund të shohim  anën e ndjeshme të Kurt Cobain dhe vulnerabilitetin e tij në tërësi si qënie njerëzore.
Fatkeqësisht, në turin e fundit të Nirvana, në fund të 1993, Cobain ishte i torturuar të luante çdo natë “Teen Spirit”. “Ka shumë këngë të bukura që kam shkruar, në mos më të mira madje!”.
Ai ndali së luajturi këtë këngë një herë e përgjithmonë kur mori jetën e tij në 5 Prill 1994.

 

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones 

Kënga 01

Kënga 02

Kënga 03

Kënga 04

Kënga 05

Kënga 06

Kënga 07

Kënga 08

Kënga 09

Kënga 10

 

Posted on: 25/05/2015, by : admin