7. Chuck Berry – Johnny B. Goode

Johnny b Goode ishte hiti i parë Rock n’ Roll që shenjoi dhe fillimin e rrymësRock n’ Roll . Ende mbetet kënga më e bukur e rrymësRock n’ Roll që ka të bëjë me demokracinë e famës në muzikën pop.

“Emri i karakterit është i bazuar në fakte të vërteta – pak a shumë -”  i tha dhe Chuck Berry revistës Rolling Stone në 1972.

maxresdefault Johnny vinte prej Louisianës, afër New Orleans ndërsa Berry nga St. Louis, Johnny nuk mësoi kurrë të shkruante apo të lexonte mirë, ndërsa Berry u diplomua në një shkollë kozmetike dhe parukierie.

Por, esenca e historisë së Berry-t – një kitarist pa asnjë qindarkë nën emrin e tij, u shpërngul në qytetin e madh dhe merr emrin e tij nën drita  – në fakt është histori autobiografike. Berry në 1955 punonte si parukier në St. Louis kur u njoh me Muddy Waters, yllin më të madh të Chess Records i cili e drejtoi tek Leonard Chess. Rreth 1958, Berry ishte ylli më i preferuar i Rock n Roll, pas Elvis Presley. Ndryshe nga Presley, Berry shkruante tekstet vetë.

“Do të doja të shprehja veten time njësoj si Chuck Berry bën” ,- rrëfeu Presley në një intervistë.
Johnny B. Goode është shembulli suprem i poezisë së Berry-t.

 

Nga seria e 10 këngëve më të mira nga revista Rolling Stones 

Kënga 01

Kënga 02

Kënga 03

Kënga 04

Kënga 05

Kënga 06

Kënga 07

Kënga 08

Kënga 09

Kënga 10

 

Posted on: 25/05/2015, by :