E bukura e të mësuarit

Sa e bukur është ndjesia e të mësuarit dhe sa e mrekullueshme është.

Po përdor fjalën mrekulli, pasi edhe pse është një proçes i përdor nga thuajse të gjithë qëniet humane, sërish ka një magji në rrugëtimin e saj.

Kjo ide më erdhi dje tek po dëgjoja një nga nxënëset e mia e cila po luante një pasazh me oktava nga Mozart. 

Kemi disa javë që e kemi nisur punën me këtë pjesë Mozart, dhe përqasja e parë me oktavat ishte me shumë frikë dhe me shumë ndrotje, pasi ajo (nxënësja) kishte një dorë aq të vogël dhe nuk arrinte dot të luante një oktavë të plotë.

Ama dje, po i luante sikur të kish tërë jetën që luante oktava.

Dhe unë ndjeva një gëzim aq të madh, jo vetëm për arritjen e saj po për të bukurën e të mësuarit.

Kur sheh se me pak punë dhe me vullnet mund të arrish thuajse çdo gjë që beson se mund të bësh.

Me shumë pak punë, po ama sistematikisht ajo arriti të luante pasazhin e biles dhe të bënte muhabet teksa luante.

Ja mrekullia e të mësuarit.

Fantastike!!

Posted on: 05/06/2015, by :