Si të motivoni fëmijët për të studiuar

 

Midis shumë detyrave që një prind punon për të kurset e muzikës të fëmijës së tij (zgjedhja e instrumentit, përzgjedhja e mësuesit, etj) pjesa më e vështirë ngelet studimi i fëmijës, pra të ulësh fëmijën për të studiuar atë instrument.

Është një moment shumë kritik ky në mardhënien e fëmijës me instrumentin pasi mund të ndikojë edhe negativisht.

Rregulli që kemi hasur më së tepërmi është ai i studimit 30 minuta çdo ditë për fillestarët me prespektivën për ta rritur çdo vit minutazhin.

Por sa e drejtë është kjo? A ka vlerë kaq shumë 30 minutëshi, sa mund të ketë prsh 27 minutëshi apo 35? Nga ka dalë ky standart?10334450_10201863173124047_3431299892240749387_n

Për ta motivuar fëmijën tuaj për të studiuar do të ishte më e këshillueshme nëse do ti ofronit një tjetër mundësi: prsh mund t’i kërkoni fëmijës që të luajë rreshtin e parë të një pjese pa gabime, biles 3 herë rresht pa gabime. Në këtë mënyrë ju nuk keni pse të kërkoni të numëroni minutat, por nga ky lloj motivimi për studim fëmija do të ketë dhe më shumë rezultate.

Në këtë mënyrë nëse të hënën fëmija studion rreshtin e parë dhe arrin ta luajë shumë mirë, logjikisht do të mësojë rreshtin e dytë të martën dhe kështu krijon një qëllim në vetvete për të arritur të luajë pjesën e dhënë pa gabime në fund të javës.

Kjo mënyrë i bën ata më të motivuar, më kërkues ngaj vetes dhe më e rëndësishmja është që ata do të ndihen krenarë për atë që kanë realizuar.

Gjithashtu një mënyrë shumë efikase për të ndihmuar fëmijën në studim është vendosja e një orari fix gjatë javës. Le të themi që çdo ditë në orën 6 pasdite fëmija duhet të ulet dhe të nisë studimin. Kjo rutinë është shumë efikase pasi fillon dhe bëhet pjesë e ditës.

Si përfundim, dua t’ju tregoj dhe për rregullin e treshit. Ju mund t’i kërkoni fëmijës tuaj të luajë të njëjtin fragment 3 herë rresht pa gabime. Teoria tregon që nëse e luan herën e parë pa gabime, mund të jetë thjesht një rastësi. Nëse e luan herën e dytë pa gabime është më shumë se rastësi, ama nëse dhe herën e tretë e luan pa gabime është e qartë që e zotëron atë pasazh.

Suksese!!

 

Posted on: 05/06/2015, by : admin