Pushimet dhe praktika në instrument

Mësuesja ime e pianos çdo vit para se të merrja pushimet e stinës së verës më thoshte:”Nëse e lë pianon një javë, të ka lënë për një muaj”.
Edhe unë në atë kohë, nuk doja fort t’ia dija se ç’thoshte mësuesja ime, vazhdoja me planet e mia të pushimeve dhe mendoja se të praktikuar e pianos në këtë përiudhëe bënte stinën e verës më pak verë, e bënte pushimin jo më pushim, por mësim.

Por, një muaj kalonte shpejt e pastaj kur i rikthehesha pianos përballesha me tinguj jo fort të këndshëm dhe gabime jo shumë produktive. Mërzitesha, frustrohesha, nervozohesha se pse ndihesha kaq e huaj përballë një imazhi kaq familjar. Them imazh, sepse në të vërtetë ajo që kam realizuar me kalimin e kohës ishte që në fakt, instrumenti që kishte qënë kaq i brendësuar prej meje, kishte humbur ndjesinë fizike të prekjes sime si pasojë e “pushimeve”.

Kur unë tentoja të luaja, gishtat e mi kishin harruar. Lëvizja ime e dorës ngjasonte me marionetat që dukej se drejtoheshin nga ku10342948_10201883065741350_8457477680815827228_njtesa e tyre dhe aspak nga mendimet e mia. Unë e kisha lënë pianon, dhe ajo me kish lënë mua.
Muskujt e gishtave kishin rënë në gjumë të thellë dhe mendimi për të koordinuar gishtat dhe dorën në tërësi ishte shumë i huaj.

Së fundmi, tek Akademia Hollywood, kam dëgjuar shpesh të thuhet nga stafi “Oh, sa gjatë do të iki ai/ajo për pushime. Si do t’ia bëj kur të kthehet nëse nuk praktikohet për muaj të tërë?”

Në një artikull online gjeta disa sugjerime për të ndihmuar fëmijët tuaj që praktikën e instrumentave gjatë stinës së verës mos ta shohin si unë atëhere, si një stinë vere-jo verë, por si pjesë e aktiviteteve të këndshme.
Më e rëndësishmja, për mendimin tim, ndër ato që lexova ishte mënyra me të cilën i afroheni fëmijës suaj.
Luajtja e instrumentit nuk duhet parë si detyrë, e si e tillë nuk duhet imponuar. Përpiquni ta trajtoni praktikën në instrument si aktivitet argëtues, si lojë instrumentale duke u bërë dhe vetë pjesë e kohës së instrumentit të fëmijës suaj.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të kujtojë sesa është kënaqur gjatë koncerteve, gjatë provave në band dhe inkurajojeni të punojë duke i rikujtuar se sa shumë përmirësim do të ketë kur të kalojë stina e verës.
Përfshijeni fëmijën tuaj në kampe muzikore.
Inkurajoni fëmijën tuaj të gjejë kohën e tij/saj dhe vendin që ai/ajo do për të luajtuar instrumentin e tij/saj.
Konsideroni të jepni “koncerte” në shtëpinë tuaj, ku fëmija të luajë për familjen e shokët/shoqet.

Incizojeni fëmijën tuaj në fillim të stinës së verës dhe në fund të saj inçizojeni sërish që të realizoni e t’i gëzoheni progresit që keni bërë.

Por, mos harroni që kjo stinë është për t’u relaksuar, kështu  që mos i imponin fëmijës suaj të studiojë me orë të tëra.

Duke ju uruar një stinë fantastike,

Gresa

Posted on: 05/06/2015, by : gresa