Keni një grup muzikor? Si ta promovoni atë në Facebook!

1. Ndërtoni një FAN PAGE (MUSICIAN) në facebook për grupin tuaj.

 

2. Mundohuni që të jeni të regjistruar në mediat sociale: Instagram, Facebook Fan Page, Twitter, Youtube, LastFM, etj. Pas krijimit të tyre, ju duhet të postoni LINKS për të gjitha këto faqe.  Psh. Në bion tuaj në Facebook, në fund mund të postoni LINKS për në Instagram, Twitter dhe faqet e tjera sociale në të cilat ekziston grupi juaj.

 

3. Ndërtoni një logo! Nëse nuk e keni gjetur ende logon tuaj, atëhere vendosni logot më të mira që keni menduar dhe pyesni fansat që të zgjedhin të preferuarën e tyre. 

Nëse nuk dini të punoni me Photoshop apo programe adapte për të krijuar një logo, kërkoni ndihmë nga shokët tuaj ose tek ndonjë profesionist.

 

4. Tek INFO , shkruani BIOGRAFINË TUAJ.

Kujdes! Mos u ngatërroni duke shkruar biografi sa në shqip dhe sa në anglisht.

Zgjidhni njërën nga gjuhët që dëshironi dhe shkruani një BIO…PËRSËMBARI!

Pa Gabime drejtshkrimore dhe pa shumë andralla. Një bio të thjeshtë për Grupin tuaj.

Kush Jeni? Kur jeni krijuar?  Lloji i muzikës që bëni. Koncertet e fundit.

Mos harroni të postoni një email për grupin tuaj. emriigrupit@gmail.com dhe një numër telefoni.

 

Tek GENRE shkruani tamam çfarë stili muzike luani. Nëse nuk kompozoni dhe luani këngët tuaja, atëhere specifikojeni që jeni një COVER BAND.     

Shkrime si : “Genre: Muzikë klas” …nuk janë shumë domethënëse.

 

 

5. Ndërtoni albume me foto.

Krijoni një ALBUM me foto profesionale. Ndërtoni patjetër një imazh Tuajin.

Shtoni foto për çdo koncert. Nuk ka rëndësi të shtoni shumë foto, por e mira është që këto foto të tregojnë diçka. Shkruani gjithmonë një përshkrim për fotot, dhe shkruani emrat e artistëve. Sa më shumë informacion, aq më interesant bëhet fotoja.

 

 

6. Shkruani statute që mund t’i tërheqin fansat tuaj. Gjithashtu mundohuni që të keni trafik të vazhdueshëm në faqe. 

Sa më shumë përgjigjeni dhe shkruani (Gjëra interesante) aq më shumë trafik do të keni.

 

7. Shtoni aplikacione në faqen tuaj. KUJDES! Jo lojëra, por Youtube, FLICK, Twitter, iLIKE.

 

8. Bëhuni friends me muzikantë dhe me grupe të tjera muzikore.  Mundohuni të flisni me ta dhe të ndani eksperiencat tuaja muzikore.

 

9. Dërgoni UPDATE për fansat tuaj. Kujdes! Mos dërgoni emaile koti…por dërgoni emaile të cilat vlejnë për ju si grup.

 

10. Krijoni Evente për çdo koncert! Kini parasysh, të gjithë lexojnë rreshtin e parë. Nëse RRESHTI i PARË i tërheq atëhere ata do të lexojnë të gjithë ftesën.

 

11. Kërkojini Miqve tuaj që të vendosin si foto profili foton e EVENTIT ditën e koncertit.

 

168013_1531841099026_4994665_n

12. Postoni MP3 të këngëve tuaja. Vendosini titullin dhe prisni komentet. 

 

13. Postoni VIDEO nga koncertet tuaja. 

Kujdes: Jo cdo video mund të jetë e mirë për imazhin tuaj.  Përpunoni SOUND dhe Mundohuni të rregulloni titrat.

Nëse ju keni një video ku ai që e ka xhiruar nuk ka patur stativ, dhe video tundet…MOS E VENDOSNI!

 

 

14. dhe e fundit: BE FUNNY!!!!!

 

Posted on: 05/06/2015, by : admin