fbpx

Çfarë është ROCKFEST?

 

Kur hyn në hollin e Akademisë Hollywood në të tri faqet e murit gjenden plot korniza me foto nga posterat e shumë aktiviteteve që kjo Akademi ka organizuar ndër vite. Kornizat më të mëdha i përkasin Rockfest-it. Këtë emër ky koncert e ka fituar në vitin 2011 në koncertin e organizuar tek Mumja.

Paskëtaj, morri një përmasë ende më të madhe. Data e Rockfestit të sezonit veror u la të ishte gjithmonë data e Festës Ndërkombëtare të Muzikës. (Fête de la Musique). 

10462726_10152156715271120_548123268051348775_nRockfesti u kthye në një eveniment kulturor të qytetit të Tiranës, ku për orë të tëra skena ishte jo vetëm e nxënësve, por edhe e shumë grupeve muzikore nga ky qytet.

Herën e parë që organizuam Rockfestin në Amfiteatrin e Tiranës, kishte mbi 2011 kishte mbi 2000 shikues, e më së shumti ishin të rinj dhe adoloshentë. Ky është qëllimi i një feste të këtillë, të promovojë dashurinë për muzikën e të bashkojë në një ambient të hapur të gjithë artdashësit. Nuk ka rëndësi nëse ai që luan është 10 vjeç apo 40 vjeç, ai që luan është aty për të dhuruar art.

Dhe meqë çdo vit organizohet për Festën e Muzikës, ajo është një skenë që është e hapur për të gjithë.

Sot kemi 5 vjetorin e festimit me ROCKFEST për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, dhe para 1 viti festuam 5 vjetorin e hapjes së Akademisë Hollywood.

 

Falenderimi im shkon për të gjithë këta të rinj që fëmijërinë dhe adoloshencën e tyre po e shoqërojnë me muzikë.

KEEP ROCKING!!!!

 

 

Pak Histori:

ROCKFEST/Fête de la Musique 2011

Rockfest/Fête de la Musique 2012

Rockfest/Fête de la Musique 2013 01, 02, 03 

Rockfest/Fête de la Musique 2014

 

Posted on: 20/06/2015, by :