Koncerti Akustik i Klasave të Kitarës

Koncerti Akustik i Klasave të Kitarës

11133836_862728597132778_4204489430531042799_n
Në foto: Klea Çela dhe profesor Julian Koçaj

Koncerti i datës 6 Qershor në sallën e Ministrisë së Kulturës mirëpriste studentë të klasave të Kitarës. Salla në të cilën u zhvillua ky event, i fundit i këtij lloji për kitaristët, i përshtatej mjaft mirë llojit të koncertit; për shkak të reverb-it muzikantët e rinj kishin një ndihmë interesante në performancat e tyre.
Nën prezantimin e Klodeta Buzit studentët nisën lojën e tyre në orën 19:00, njëri pas tjetrit.

Pedagogët udhëheqës të studentëve ishin Elinor Butka, Erjon Medha, Julian Koçaj dhe Vladimir Tota.

Koncerti i Kitarës konsistoi në 15 performanca të ndryshme, të shoqëruara dhe nga pedagogët përkatës.

11109686_862728387132799_8382139347512158605_n
Nga e majta në të djathtë: Klea Çela, Klajdi Çela, Noel Fataj, Marti Xhakaj, Samuel Gjencaj, Klea Ymeraj, Françeska Rozani, Kleisti Ndoja, Renis Gjyeli dhe Igli Kokona. Pedagogët: Erjon Medha, Elinor Butka, Julian Koçaj dhe Vladimir Tota.

Ishte bukur të shihnim sesi nga koncerti i parë i klasave të kitarës për vitin akademik 2014-2015, evoluimi në lojën në instrument i kitaristëve ishte i dukshëm dhe cilësor.
Të lumtur për një finalizim të bukur të punës së studentëve dhe profesorëve nuk na ngelet gjë tjetër veçse t`ju mirëpresim sërish në shtatorin e vitit 2015 për më shumë evente të bukura dhe emocionuese!

Ju falenderojmë për emocionet e veçanta që na dhuruat të shtunën e datës 6 Qershor.

Për të parë albumin fotografik të këtij koncerti KLIKONI KËTU!

Gjithashtu, nëse dëshironi të keni DVD-në e xhirimeve të secilit muzikant, ju lutemi të kontaktoni me sekretarinë e Akademisë Hollywood.

Posted on: 30/06/2015, by :