Koncerti Pianistik – 13 Qershor 2015

Koncerti Pianistik i datës 13 Qershor 2015, u zhvillua në sallën e Black Box në Akademinë e Arteve.

Ky ishte dhe koncerti i fundit i këtij viti akademik për studentët e klasave të pedagogëve Erda Kaçeli, Iris Hasani, Klodeta Buzi, Luis Kapllanaj, Lekë Spathari dhe Gresa Sulstarova.

Nga numri i madh i studentëve pjesëmarrës lindi nevoja që koncerti të ndahej në 3 momente kryesore. 

11401232_864561676949470_5198918490323101726_n
Fëmijët e MUZ duke performuar

Momenti i parë ishte ai i më të vegjëlve, atyre që e kishin për herë të parë daljen në skenë dhe që janë jo më shumë se 7 vjeç. Studentë të orës në grup të MUZ dhe pianistë të vegjël të cilët kanë pak kohë që marrin leksione, kënduan dhe luajtën në piano në sallën e Black Box duke dëfryer gjithë pjesëmarrësit.

Ky moment i parë mirëpriste studentë që janë pjesë e klasave të Klodeta Buzi dhe Gresa Sulstarova.

 

 

1538753_865485190190452_7044141297668929924_n
Studentja e Pianos Kaltra Sako dhe Pedagogia Erda Kaçeli

Ndërkohë, pasditja ishte momenti i dytë i koncertit pianistik të datës 13 Qershor. Studentë të cilët janë ende të rinj në eksperiencën e tyre në piano, dhe nën moshën 12 vjeç luajtën për pothuajse një orë pjesë klasike të ndryshme duke përfshirë edhe pjesë muzikore të cilat gjenden në librin metodik “Arti i Pianos 2” për të cilin pedagogët e Akademisë Hollywood kanë punuar.

11401338_865490653523239_6087834445189732290_n
Studentja Ema Fataj dhe Pedagogia Klodeta Buzi

Momenti i tretë i Koncertit Pianistik i përkiste studentëve më të avancuar. Ata u ngjitën në skenë njëri pas tjetrit që prej orës 20:00 deri në fund të koncertit, në orën 21:30. Repertori i përzgjedhur nga pedagogët dhe studentët ishte mjaft i vështirë, aq sa herë-herë ishte e pabesueshme tek dëgjoje lojën fantastike në piano që dhurohej prej nxënësve që ende nuk i kanë mbushur të pesëmbëdhjetat.

I ardhur nga shkolla 9vjeçare e muzikës “Servete Maçi”, në skenën e Black Box si pianist erdhi dhe studenti Kevin Kurtaja, i cili ndjek në Akademinë Hollywood leksione baterie.

Duke ju falenderuar të gjithëve ju urojmë suksese të mëtejshme dhe një verë fantastike!

Një falenderim i veçantë shkon për fotografen Ina Koxha, nëse dëshironi të shihni albumin fotografik të Koncertit Pianistik të datës 13 Qershor, KLIKONI KËTU  për MUZ, KLIKONI KËTU  për koncertin e IItë dhe KLIKONI KËTU  për koncertin e fundit!

Gjithashtu, nëse dëshironi të keni DVD-në e xhirimeve të secilit muzikant, ju lutemi të kontaktoni me sekretarinë e Akademisë Hollywood në 04 224 7862 ose me email. 

Posted on: 30/06/2015, by :