Në boom-in e teknologjisë, fëmijët duhet gjithnjë e më shumë të ekspozohen me…

Ngado nëpër revista shkencore, mund të lexosh për shqetësimet që ka sjellë teknologjia në zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Se si ajo i shpërqendron, dhe sjell defiçite kur ata rriten.

 

Në një artikull të këtyre ditëve përkthyem këtë paragraf: 

 

nga @Getty images

 

Në një kohë si kjo e sotmja, ku fëmijët rriten të rrethuar nga stimulime të vazhdueshme dhe nga tërheqja e vëmendje, Neikrug (kompozitor) sheh një vlerë shumë të madhe në muzikën klasike.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë botë në të cilën thuajse çdo gjë i përket korporatave, të cilat me agresivitet mundohen të ulin vëmendjen e njerëzve, kështu që truri nuk mund të fokusohet më shumë se një gjysëm minuti pa dëshiruar një stimul tjetër.

Kjo është diçka tmerruese. Si mund të arrish të mësosh dhe të thithësh një informacion? Si pretendohet që fëmijët të kenë nota të larta në shkollë?

Me rritjen e shikueshmërisë së TV, kjo dhe në fëmijët e vegjë, shumë studime kane sugjeruar që shikimi i televizorit në moshë të vogël te fëmijët dhe te foshnjët mund të dëmtojë nivelin e përqendrimit në të ardhmen.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët që në moshë të vogël, të ndërtojnë aftësinë për t’u përqendruar. Muzika e mirë e bën këtë, pasi ajo ju tërheq në atë që dëgjoni.

Një vals 2-3 minutësh nuk duket shumë i gjatë, por është një “tërheqje vëmendjeje shumë e mirë për fëmijët”

Posted on: 16/10/2015, by : admin