Harrojeni Talentin: Puna cilësore është rruga drejt suksesit!

girl_violin_practice
Si u bë Mozart aq i madh? Po Bobby Fischer? Po Serena Williams?

Përgjigjia qëndron në shkallët e arritjes humane.
Në njërën anë: Talenti i lindur. Në tjetrën: shumë punë.
Shumë bien dakord që suksesi qëndron në një drejtpeshim midis tyre. Por, Anders Ericsson nuk mendon kështu.

Ericsson për dekada ka studiuar fuqinë e studimit (praktikës), dhe në librin e tij të ri “Peak, Secrets from the new science of Expertise”,
shkruar së bashku me Robert Pool, ai argumenton që “talenti” është zakonisht një histori që e tregojmë për të justifikuar dështimet tona, apo për të mbrojtur fëmijët nga një mundësi dështimi.
Ai shkruan në libër:
Kjo është një anë e errët në të besuarit e talentit të lindur. Mund të shkaktojë një prirje për të pretenduar që disa njerëz kanë një talent për diçka dhe të tjerët nuk e kanë dhe që mund ta bëjmë këtë diferencim shumë herët. Nëse beson këtë, atëherë inkurojohen dhe mbështeten vetëm “të talentuarit” dhe diskurajohen të tjerët, duke krijuar një profeci të vetë-realizuar…
Për të shmangur këtë, është mirë që të evidentojmë potencialin që secili ka, dhe të gjejmë mënyra për ta zhvilluar atë.
Për të nënvizuar idenë e tij, Ericsson tregon arsyet që fshihen nën famës e gjenive të famshëm si Mozart dhe Paganini.
A janë ata mjeshtra në profesionin e tyre? Sigurisht
A janë ata punëtorë të zellshëm në profesion? Pa diskutim
A kanë qenë talente të lindur? jo aq herët

“Për mua ka qenë një hobi për të studiuar jetët e atyre që i cilësojmë gjeni,- është shprehur Ericsson,- dhe mund të them me bindje se asnjëherë nuk kam gjetur një rast të pastër ku tregohet për dikë me aftësi të jashtëzakonshme pa praktikë (studim) intesiv dhe të tejzgjatur.

Cili është thelbi i një studimi të qëllimshëm?
Rruga më e mirë për të përparuar në lojën tuaj muzikore, është të gjeni një mësues i cili ka punuar me të tjerë nxënës të cilët kanë arritur atë nivel që ju synoni. Kësisoj, mësuesi do të dijë t’ju tregojë udhën më të mirë për t’u rritur profesionalisht. Një mësues i mirë do të dijë t’ju japë teknika të përshtatshme për zhvillimin tuaj pa qenë e nevojshme për ta shtyrë veten më shumë seç duhet. Mund të filloni me 15 a 20 minuta në ditë. Sidomos, nëse do të keni një mësues i cili mund t’ju ndihmojë për të vendosur pritshmëri të logjikshme.

A është talenti një mit?
Ideja që disa njerëz janë të lindur me shumë talent, është një kontrapedal i madh – kjo i bën nxënësit nëpër shkolla të provojnë shumë gjëra për të gjetur talentin e tyre. Dhe deri më tani, nuk kam gjetur dikë që e zbulon këtë talent.
Unë dhe Robert kemi diskutuar dhe biem dakort që është më mirë kur dikush zgjedh diçka që do të arrijë dhe me ndihmën e mësuesve dhe të prindërve përzgjedh nëse do t’i futet asaj rruge. Më pas mund të vendosë dhe që ajo nuk është rruga e duhur, dhe të zgjedh diçka tjetër. Diçka e tillë është shumë normale. Ama, nuk ke qenë në pritje të diçkaje që do të të japë mundësinë që nga sot nesër të jesh shumë i mirë – Kjo nuk ndodh? Dhe mendoj që procesi ku vëzhgohet mënyra se si të përmirësohesh, është diçka që transferohet edhe nëse ndryshon kompletësisht fushë në përzgjedhjen tënde.iStock_000017356076XSmall

Juve tregoni në librin tuaj, se si duke luajtur një sport apo një instrument muzikor nuk do të thotë që një lojëtar apo muzikant përmirësohet. Cila është diferenca midis lojës së përhershme dhe një studimi të qëllimshëm?

Po ju tregoj një shembull që e kam shumë qejf: Le të themi që juve jeni duke luajtur dyshe në tenis, dhe sapo humbët një top të kthyer shpejt. Tanimë, loja do të vazhdojë dhe kjo situatë disa minuta më vonë mund të përsëritet, por kjo s’do të thotë që jeni përmirësuar.
Tani provojeni me një tjetër eksperiment: praktikoni me një trajner. Trajneri do t’ju vendosi pranë rrjetës duke ju gjuajtur topa të ndryshëm dhe dalëngadalë do ta bëjë më të vështirë kapjen e tyre. Si përfundim, ai do t’ju detyrojë të vraponi pranë rrjetës, dhe do ju krijojë situata të ndryshme për të përballuar një kthim të tillë të topit.
Në një apo dy orë stërvitje me një trajner, ju do të përmirësoni performancën tuaj më shumë seç do ta përmirësonit duke luajtur me shokët/shoqet në 5 a 10 vjet.

Ne jetojmë në Amerikë dhe jemi të fiksuar pas historive të fëmijëve gjeni. A besoni ju që këta janë thjesht fëmijë të cilët kanë punuar dhe praktikuar shumë?

Kam mbi 30 vite që merrem me këtë kërkim shkencor, dhe kam kërkuar të gjej dikë i cili të kish zbuluar këtë aftësinë për të bërë diçka në mënyrë të mrekullueshme. Dhe në çdo rast që kam studiuar, pasi e sheh më nga afër atë çka ka ndodhur përpara, shikon një seri të tërë të aktiviteteve ku ata kanë praktikuar dhe punuar në këtë fushë, dhe shumë nga këto aktivitete i përshtaten studimit të qëllimshëm
Në rastin e Mozart, njerëzit nuk janë në dijeni që i ati i tij ishte një pioner në ndërtimin e një sistemi arsimor muzikor për fëmijët e vegjël, me qëllim që ata të mësonin të luanin një instrument.
Ai filloi të punonte intesivisht me Mozart qëku ai ishte tre vjeç. Kështu, kur Mozarti filloi të luante në skenë, ai kish vite që kish nisur të praktikohej dhe ishte i trajnuar nga dikush që kishte një motivim të madh që djali i tij të arrinte një nivel shumë të lartë.
Atëherë, praktika është çelësi i suksesi për të gjithë sukseset e atyre që i quajmë gjeni. Po çdo të më thuash për prindërit e tyre?
Pikërisht. Dhe kjo është diçka që do ia rekomandoja të gjithë prindërve – që është një mundësi unikale dhe shumë e bukur të kalosh kohë me fëmijën tënd duke ndërtuar aktivitete sëbashku. Gjithmonë ka dhe abuzime, ku prindërit i shtyjnë medeomos fëmijët për të performuar.
Por, nëse fokusohen në të ndihmuarin e fëmijës për të zhvilluar një aftësi dhe për t’i mësuar ata të monitorojnë studimit e tyre që të jenë më të pavarur, kjo është shumë e dobishme, si për prindërit dhe për fëmijët.

Keep-Practicing-517x268-2013-01-16Në arsim, po i kushtohet shumë vëmendje kurajës dhe elasticitetit tek nxënësit. Kur shihni gjenitë, çfarë i motivon këta fëmijë që të punojnë kaq shumë dhe të arrijnë ato nivele?

Në disa nga biografitë e Andre Agassi dhe të tjerë gjenive, tregohet se si në disa nga këto raste, prindërit kanë përdorur një presion të madh tek këta fëmijë. Dhe mendoj që kjo nuk është metoda e duhet. Unë besoj se ka një mënryë për të ndihmuar fëmijën të fitojë kënaqësi nga zotërimi dhe zhvillimi i një aftësie të re. Dhe mund të sjell prova të shumta që tregojnë për fëmijët të cilët kanë më shumë sukses kur rriten, janë ata që kanë zvhilluar aftësinë të kënaqen me lojën e tyre muzikore. Këta janë fëmijët të cilët ulen dhe u pëlqen të luajnë muzikë për qejfin e tyre.

Pra, paska një pikë ku kalohet nga “Oh, jam duke studiuar pasi jam i motivuar nga aprovimi apo jo aprovimi i prindit” në “Wow, qenkam shumë i mirë në këtë, dhe më pëlqen të luaj”?
Kur unë kam folur me prindërit e fëmijëve të ashtuquajtur gjeni, interesante është se këta fëmijë me të vërtetë e shijojnë kur luajnë përpara një publiku. Kur ata luajnë mirë, ata fitojnë shumë respekt dhe shumë benefite të tjera sociale, të cilat janë një shtysë për të kuptuar se pse duhet shumë studim. Është e ditur që përpara një koncerti një fëmijë është shumë i motivuar të praktikojë dhe të punojë për të dalë sa më mirë.
Cilido qoftë aktiviteti, janë këto burime për motivim dhe argëtim, të cilat sa më të kollajta për t’i prekur mund të bëhen nga një prind a mësues, aq më motivim marrin për të zotësuar diçka që mund të jetë e vështirë. Por, çdo gjë e vështirë është e përkohshme; më pas ata mund të jenë të zotë për të shijuar frutat e punës së tyre.

Le të flasim se çdo të thotë kjo për ne, që në gjithë këto vite kemi bindur veten që “thjesht nuk bëjmë për diçka”. Redaktori im më tha një ditë: “E di? Nuk kam lidhje fare me matematikën!”

Duhet t’i shohim aktivitetet e një të rritur të cilat rrjedhin me logjikë. Zëre se ke hapur një firmën tënde private dhe ndërtimi i buxheteve dhe të planeve të ndryshme bëhet shumë i rëndësishëm për ty. Kur kjo është e nevojshme dhe e rëndësishme, ju keni motivimin dhe dëshirën për të mësuar diçka që ju duhet, gjersa të arrini një nivel të kënaqshëm të diturisë.

Unë besoj se një problem me arsimin tradicional është se me disa nga aktivitetet në matematikë, është e vështirë për t’i kuptuar se sesi do të nevojiten ato kur të jesh adult.

Prandaj mendoj që arsimi duhet të jetë më shumë në të mësuarit e aftësive dhe teksnikave, ku nxënësit mund të shohin se duke mësuar disa aftësi të reja, ata mund të bëjnë gjëra të cilat nuk dinin t’i bënin më përpara.

 

 

Intervistë e marrë nga revista MindShift, nga Cory Turner

Linku i artikullit: https://ww2.kqed.org/mindshift/2016/06/01/forget-talent-why-practice-is-key-to-most-prodigies-success/

Posted on: 06/06/2016, by :