Fëmijët dhe koncertet

13413083_1081898061882496_4341292657750330442_n

Si edukuese dhe drejtuese në Akademinë Hollywood shpesh herë gjatë vitit has me faktin që fëmijët që ndjekin kurset në Akademinë Hollywood do të dalin në koncert.

Duket parimisht diçka normale që duhet të bësh. Luan një instrument dhe më pas rrjedhimisht del në skenë.

Por sa e thjeshtë është kjo për fëmijën?

Besoj se nuk është aspak një proces i lehtë. 

Është një proces i vështirë që mbart dhe frikën midis.

Nga mësimi individual me një të panjohur (nëse shohim fëmijët që kanë shumë pak kohë që ndjekin kurset e muzikës) në një dhomë, në daljen në një skenë “Gjigande” (sidomos për ta) është goxha udhëtim, gati gati aventurë më vehte.

Kohë pas kohe, tek Akademia Hollywood i kemi zvogëluar sallat e koncerteve dhe gjithashtu dhe minutazhin e tyre, për të patur një koncert më privat ku ekskluzivisht marrin pjesë vetëm prindërit.

Ajo çka ne si edukues i gëzohemi koncertit është se shohim një stimul shumë të madh tek fëmijët, të cilët tregojnë që dinë të studiojnë (më në fund!!) dhe vijnë të përgatitur.

Ajo çka unë si drejtuese i gëzohem koncertit është që shoh buzëqeshjen e fëmijëve kur mbarojnë dhe prindër të lumtur. Dhe nëse bashkëpunoj me prindër/klientë të lumtur atëhere kjo tregon që do të kem bashkëpunime më të mira me to.

13406806_1082463538492615_7179732729354501043_nPor, unë si ish nxënëse e kurseve të muzikës kam kuptuar që nuk është shumë e drejtë e gjitha kjo.

Për fëmijën është një goxha përgjegjësi. Është krejt i vetëm në një sallë me të panjohur. Dhe kur e lexon këtë fjalinë kështu, qofsh 5, 25 apo 55 vjeç sërish të jep emocione.

Ata duan të tregojnë që kanë mësuar dhe mundohen t’i bëjnë prindërit krenarë, por sa u kushton atyre kjo?

Në këtë proces drejt të panjohurës që ecën një fëmijë, ajo që e motivon të studiojë është frika se mos gabon. Ajo buzëqeshja pasi mbarojnë pjesën e fundit është kënaqësia që më në fund “Mbaroi dhe kjo”, dhe më pas vjen entuziazmi i madh.

Në të vërtetë kjo është një ndjesi e bukur. Ndjesi lirimi. Ndjesi e papërsëritshme.

13442272_1082463835159252_294169666217473388_n

Kështu që do ju kërkoja si një ish nxënëse të mos i shtynit fëmijët që në muajt e parë të dilnin në koncerte.

Prisni gjersa ata të jenë gati mund të dalin dhe ta shijojnë skenën.

Prisni kur ata të dëshirojnë.

Kini parasysh që fëmijët janë shumë të ndikueshëm, por do t’u bëni një nder nëse do të ndiqni ritmin e tyre.

Dhe kur ata të jenë në koncert, unë do jem aty duke i duartrokitur.

Jo vetëm për atë çkanë mësuar në instrument, por për kurajon. Kurajon dhe përqëndrimin e veçantë që kanë fituar.

 

 

 

-klodeta

Posted on: 26/10/2016, by : admin