fbpx

Pak vëmendje para dhe pas koncerte

Si mund t`i ndihmojmë fëmijët para një koncerti?

Për muzikantët e rinj, dalja në një koncert është hap i rëndësishëm që tregon ecurinë e artistike dhe finalizimi i një pjese të punës. Ndaj, emocionet për një ngjarje të tillë janë të forta dhe duhen trajtuar me kujdes në mënyrë që fëmijët ta shijojnë si eksperiencë. Më poshtë ju vijmë në ndihmë me disa këshilla përpara koncertit dhe disa të tjera pas.

Në javët përpara…

  • Sigurohuni që dalja në koncert të jetë tërësisht zgjedhja e fëmijësNëse nuk është një zgjedhje e tija, gjasat janë që fëmija nuk do të ndihet i suksesshëm dhe përpjekjet e tij do të jenë të sforcuara. 
  • Mos vendosni rregulla 
    Nëse fëmija juaj ka vendosur të dalë në koncert, por ju besoni që nuk po bën maksimumin e tij, mund t’i tregoni me qetësi që ju nuk doni që ai të mos tregojë punën që mund të bëjë, por mos i bëni qëllime si psh: Nëse del mirë në koncert, do të të blejmë këtë, apo nëse nuk del mirë, nuk do marrësh PS3. Ju kujtojmë që koncerti është finalizim i një pune dhe jo shpagimi për diçka tjetër.
  • Përgëzojeni për kurajon
    Nëse fëmija vendos të jetë pjesëmarrës përgëzojeni për kurajon dhe punën e tij në mënyrë të pakushtëzuar.
  • Diskutoni mbi repertorin që do të luajë
    Nëqoftëse ka pjesë muzikore në të cilat ndihet i pasigurtë diskutoni me pedagogun përkatës nëse është zgjedhje e duhur.
  • Përmendini në mënyrë të vazhdueshme se koncerti është finalizim i një pune të gjatë, ndaj është një festë për ta dhe ju
    Ndihmojeni fëmijën të kuptojë rëndësinë dhe ta festojë këtë ngjarje në jetën e tij.
  • Krijoni histori për pjesët muzikore që fëmija do të luajë
    Në këtë mënyrë ai bëhet familjar dhe luan me dëshirë e kreativitet pjesët.
  • Ndihmoni të kuptojë se gabimet dhe t’i korrigjojë ato
    Nëse vëreni se fëmija po gabon gjatë lojës në instrument, mund t`i shpjegoni se përmes gabimeve të gjithë mësojnë. Përgëzojeni atë për mësimet që nxjerr përmes gabimeve dhe mos e kritikoni. Kështu, fëmija do të bëhet më tolerant ndaj frustrimit që shkaktojnë gabimet dhe do të ripunojë pjesët më me dëshirë. Është shumë e rëndësishme që loja muzikore të praktikohet saktë, sepse nëse mësohet gabim do të jetë më e vështirë për të. Ndaluni dhe jepini mbështetje që në masat e vështira të pjesës ai të praktikohet më shumë dhe t`i mësojë saktë.
  • Organizoni koncerte në shtëpi me miq, të afërm, apo lodrat e tyre
    Për një fëmijë është e rëndësishme të jetë i familjarizuar me emocionet dhe audiencën, mund t`i kërkoni fëmijës të luajë në instrument përpara vizitorëve në shtëpi, ose të krijoni audiencë me kukullat, lodrat e tyre. Në këtë mënyrë i ndihmoni ata të përballen me vëmendjen drejt tyre gjatë performancës. Një moment po aq i rëndësishëm është ai kur fëmija duhet të luajë një pjesë nga fillimi në fund, pa ndalesa gjatë lojës. Mund t`ia kërkoni këtë dhe pasi të ketë mbaruar ndihmojeni të evidentojë pjesët ku ndihet i pasigurtë. Mbështeteni me duartrokitje, mbani kontaktin me sy gjatë gjithë kohës dhe jepini mesazhin se për ju ai është më i miri.
  • Luani me të dhe bëhuni kreativë për të gjetur mënyra sesi mund të ruajnë përqëndrimin gjatë lojës muzikore
    Gjatë koncerteve mund të ndodhë që dikush të flasë, dikush tjetër të kollitet, një fëmijë mund të fillojë të qajë… këto janë pjesë e pashmangshme e koncerteve, është në të mirën e fëmijës suaj që ta ndihmoni të ruajë përqëndrimin pavarësisht gjithçkaje: kështu kërkojini të luajë kur ju bëni aktivitete të tjera në shtëpi për ta ndihmuar në ruajtjen e vëmendjes. 
  • Koncertet janë eksperienca që të rrisin, trajtojini si të tilla
    Nëse fëmija ndjen se ju e trajtoni këtë ngjarje si vendimtare, do të shtoni pasiguritë e tij dhe do t`i thelloni ato. Mësoni fëmijën se në koncerte mësojmë më shumë për veten dhe aftësitë në muzikë.
  • Pyesni nëse ndihet i entuziazmuar, përpiquni të shmangni fjalën “frikë”
    Nëse pyetjet tuaja lidhur me koncertet nisin me emocione të tilla si frika, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, po i thoni fëmijës se ngjarje të këtij lloji janë frikësuese; përdorni shprehje që fëmija të kuptojë se koncertet janë entuziazmuese, të bukura dhe duhen përjetuar në mënyra pozitive.
  • Ndani eksperienca tuajat ku gëzimi dhe pasiguria, janë emocione që duhen përqafuar gjatë një performance.
    Nëse shihni se fëmija nuk ndihet mirë, tregojini se dhe ju keni patur situata ku jeni ndjerë të emocionuar, të pasigurtë dhe si ju i keni përballuar të tilla ngjarje. Kështu i jepni atyre një model të rëndësishëm që do t`i shoqërojë gjatë në jetën e tyre.
  • Lejojini atë të zgjedhë vetë veshjen dhe pamjen për atë ditë. Fëmija duhet të ndihet sa më i lirë dhe rehat në mënyrë që të performojë me sukses
  • Shmangni vonesat sepse prodhojnë më shumë ankth për fëmijën
    Ju lutemi të shmangni vonesat për ardhjen në koncert pasi prodhon edhe më shumë ankth tek fëmija. Fëmijës i duhet dhënë koha e nevojshme për të njohur mjedisin ku do të zhvillohet koncerti dhe për tu ndjerë mirë në sallë.
  • Në koncert jepini dikujt tjetër detyrën e të xhiruarit të fëmijës gjatë lojës, juve duhet të mbani kontaktin dhe t`i buzëqeshni fëmijës suaj.

Dita e Koncertit

 

Gjatë ditës të koncertit, mundohuni që fëmija të ketë një ditë të qetë dhe jo stresante. Kakao dhe një aktivitet i vogël fizik është një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar emocionet. Gjithashtu, mbajtja në dorë e një gote me diçka të ngrohtë (qumësht, kakao, çaj) gjithashtu ul dhe nivelin e emocioneve tek njeriu.

 

Pasi koncerti të mbarojë… – Festoni me fëmijët pavarësisht performancës së tyre
Festoni në çdo rast edhe nëse fëmija ku luajtuar me gabime apo nuk ka performuar siç kishit ndërtuar pritshmëritë tuaja, ai duhet të kuptojë se vetë hapi për të dalë në një koncert është i rëndësishëm dhe rritës si proces.

  • Shmangni krahasimet me fëmijët e tjerë
    Në të mirën e fëmijës është të diskutohet mbi pjesët muzikore që janë luajtur, jo për lojën e muzikantëve të tjerë. Nëse juve ju pëlqeu një pjesë muzikore mund t`i propozoni fëmijës suaj që ajo të jetë pjesa e ardhshme që do të mësojë; ose në rastet kur dëgjoni një pjesë që fëmija juaj ka luajtur më parë, vini në dukje progresin e lojës së tij në muzikë.
  • Diskutoni mbi çfarë mund të përmirësojë në koncertin e rradhësPas koncertit mund te diskutoni për ndjesitë dhe për atë çfarë fëmija mendon të bëjë apo performojë ndryshe në koncertin e rradhës.
  • Tregoni entuziazëm për koncertet pasardhëse dhe pjesët e ardhshme
    Pavarësisht gjithçkaje, jini aty për t`i treguar fëmijës sa të lumtur jeni për atë çfarë ai do të luajë më pas dhe sa pjesë të tjera të reja muzikore ai do të mësojë.

Ju urojmë Suksese!!

 

 

Posted on: 02/04/2018, by :