fbpx

Teatër/Dramë

Çdo të hënë pasdite dhe të shtunë Paradite grupmosha të ndryshme takohen për klasën e Aktrimit në Sallën Ioensco.  Teatri është një mjet shumë efektiv për fëmijët e të gjitha aftësive dhe moshave. Kurset janë 10 javë dhe përfshijnë dy grupmosha (e para 4-6 vjeç dhe e dyta 7-10) e zhvillohen një herë në javë nga 60 minuta.

Duke marrë parasysh se loja është mjeti më efikas në mësimin e gjërave të reja nga fëmijët, leksionet synojnë në një proces mjaft aktiv në të cilin ata nëpërmjet lojërave teatrore do të zhvillojnë aftësi të punës në grup, vetëbesimit, komunikimit, do të bëhen më kreativë dhe të zhvillojnë aftësitë e mëdha sociale që do t’u duhen për gjithë jetën.

Në leksione ata do të eksplorojnë përvoja njerëzore mes dramës, përrallave dhe tregimeve dhe improvizimit. Hap pas hapi ata do të mësojnë të shprehin më së miri vetveten dhe botën rreth tyre, duke u ndjerë në një ambient të sigurt që vetëm Teatri e mundëson.

Fëmijët nuk ka nevojë të kenë përvoja të mëparshme të artit skenik. Ata duhet të jenë të veshur me rroba që ia lehtësojnë lëvizjen dhe i bëjnë të ndjehen rehat.

Klasat kolektive në Akademinë Hollywood kanë pagesa semestrale çdo 10 javë.

Tarifa e një trisemestri të klasës së Teatrit kushton 9500 Lekë.

Posted on: 25/10/2018, by :