fbpx

muz

Të mërkurave dhe të premteve në 17:30 ora kolektive e Muz mbledh fëmijë të ciklit parashkollor për orën më argëtuese muzikore.

Është një orë mësimi në javë për fëmijët e grupmoshave 3-7 vjeç.
Muzika tek ata vjen natyrshëm.
atë çka ndodh në Muz është që nëpërmjet lojës fëmijët sensibilizohen për njohuritë që ata kanë. Njihen me zhanre të ndryshme muzikore. Nisin të njohin instrumenta muzikorë dhe gjithashtu mësojnë se si të përdorin zërin e tyre.

Nëpërmjet këngëve, njihen me simbolika të ndryshme edukative.
Dhe jo vetëm kaq, po njihen dhe me këngë tradicionale të kulturave të tjera.
Zhvillojnë sensin e ritmit, muzikës, disiplinës dhe anën sociale.
Dhe të gjitha këto nëpërmjet lojës.

Klasat kolektive në Akademinë Hollywood kanë pagesa semestrale çdo 10 javë.

Tarifa e një semestri të klasës së MUZ është 7500 Lekë.

Posted on: 25/10/2018, by :