10 Vite Akademia Hollywood

Sa ndjesi e bukur të festosh plot 10 vite të Akademisë Hollywood! 

Sa kujtime dhe gëzime që përmbledhin këto 10 vite dhe sa kuriozë që jemi se çdo të sjellin vitet në vazhdim. 

Plot 3652 ditë nga hapja zyrtare e Akademisë Hollywood, dhe shpeshherë duket si javën e kaluar.

Në këtë dekadë, me besimin tuaj jemi rritur në mësues dhe individë më të mirë dhe çdo ditë vlerësojmë edukimin muzikor si një nga investimet më të mira për fëmijët dhe çdo familje. 

Që prej hapjes së saj në 2009, kemi asistuar në qindra koncerte dhe kemi qenë prapaskene për mbështetjen e plotë emocionale për këdo që ngjitej në skenë për herë të parë apo për herë të njëzetë. 

Kemi parë studentët të rriten nga fëmijë, në të rinj e tashmë profesionistë, qoftë në muzikë apo në profesione të tjera, dhe kemi qenë e jemi shumë krenarë për arritjet e tyre. 

Në këtë 10 vjetor, duam të falenderojmë të gjithë mësuesit, punonjësit, nxënësit, familjet dhe shoqërinë tonë të cilët kanë kontribuar në atë çka jemi ne sot, dhe na kanë dhënë kurajon të vazhdojmë për të punuar gjithmonë me detaje për një Akademi Hollywood të denjë për qytetin e Tiranës, 

-Klodeta

Do të donim të ndanim me ju dhe disa nga fotot e koncerteve ndër vite

Posted on: 15/01/2019, by :