Koncerti nr. 3 op. 37, Beethoven

Të premten jeni të ftuar të dëgjoni koncertin nr. 3 të Beethovenit për Piano dhe Orkestër ku do të luhet Koncerti i tretë për Piano në Do Minor, Op 37, nga Olta Tashko Rey nën dirigjimin e Eno Koço si bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH.

Nëse ju do të dëshironi së bashku me familjet apo miqtë tuaj të vini sëbashku me ne, pikëtakimi është në 18:40 në Akademinë e Arteve, Hyrja Kryesore.

Biletat do të blihen aty, por nuk kemi ende informacion për tarifën e tyre,

Më poshtë mund të lexoni disa materiale dhe të shihni dhe videon që kemi përgatitur për këtë koncert. Ju urojmë dëgjim të mbarë!!

Përpara se ta dëgjoni ju lutem ndiqni videon këtu

Në video mund të dëgjoni disa nga temat e koncertit dhe të merrni pak informacion mbi këtë vepër.

Më 5 Prill të 1803, Beethoven kishte premierën e koncertit të tij të tretë në Vienë, në të cilin luajti vetë piano si solist i këtij koncerti. 

Beethoveni njihej si kompozitor rreth viteve 1800 në Vienë, Austri, megjithatë ai njihej dhe si pianist. 

Ai kompozoi 2 koncertet e tij të para për të konfirmuar dhuntitë e tij si pianist në opinionin publik. 

Koncerti i tij nr. 3, ai e kompozoi në Do Minor, një tonalitet që ai e kishte përdorur për veprat e tij që ishin me dhimbje dhe me shumë kontraste, si Koncerti i famshëm nr. 5 apo sonata Patetike. 

Koncerti nr. 3 ishte më komercial se pjesët e mësipërme, dhe ai e ndërtoi me një 

Von Seyfried u tmerrua, kur gjatë koncertit duhet të shfletonte partiturën e Beethovenit dhe pa që në fakt shumë nga faqet ishin BOSH…. dhe megjithatë Beethoven i tregonte se kur duhej të kthente faqet sipas lojës së orkestrës. 

Koncerti nr. 3 i Beethoven, opus 37  është i shkruar në 3 pjesë kryesore 

1. Allegro con Brio 

(koha e parë) 

Ajo nis me orkestrën që jep temën kryesore dhe më pas nis të luajë dhe solisti. 

Allegro con brio ka 2 tema kryesore, të cilat ndërthuret në fund me njëra tjetrën. 

Pas kohës së parë, pianisti luan gjithashtu dhe Kadencën, që në kohët e shkuara duhej të improvizohej nga vetë solisti, ndërsa këto kohë, ne i luajmë në bazë të partiturës. 

Kadencat janë momente në të cilën luan vetëm solisti ku tregon dhe aftësitë e tij muzikore dhe teknike. 

2. Largo 

Koha e dytë e këtij koncerti është një lojë e ngadaltë, po shumë e famshme për meloditë e bukura në të cilën luhet. 

Për kuriozitetin tuaj: ajo ka më pak faqe se koha e parë apo e tretë, po zgjaaaat shumë më shumë. 

3. Rondo – Allegro

Rondo, është koha e tretë. e cila është shumë e përdorshme si formë muzikore në kohët e treta apo të katërta të koncerteve dhe sonatave. 

Kur quhet Rondo një pjesë, tema e saj kryesore do të luhet aq herë, sa duhet sikur i vijmë rreth e rrotull vetëm asaj teme, 

Materialet e përdorura janë të marra nga IMSLP si dhe video ilustruese është me pianistin Zimmerman dhe dirigjentin Bernstein duke luajtur me filarmoninë e Vienës.  videon Origjinale e gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=MZudOTnSk9k

Në fund, mund të shkarkoni dhe këtë PDF për ta plotësuar dhe për të ngjyrosur,

SHKARKO PDF

Posted on: 03/04/2019, by :