Një ndodhi gjatë një konkursi

Normalisht dihet që gjatë konkurseve emocioni është i paparë dhe muzikantët mundohen të japin maksimumin e tyre,

por flautistja japoneze, me banim në Çikago  Yukie Ota u përball me një ngjarje shumë të habitshme të hënën në raundin e parë të konkursit të famshëm   Carl Nielsen International Flute Competition në Odense, Danimarkë ku marrin pjesë flautista të moshës 13 – 29 vjeç.

Ndërkohë që Ota po luante sonatinën e “Pierre Sancan”, një flutur e llojit Aglais io, flutur që zakonisht është shumë e përhapur në Europë dhe nuk rri në ambiente të mbyllura, u mbështet në ballin e saj.

 

Sipas Dr. Bob Robbis, kurator në Smithsonian National Museum of Natural History flutura ka qenë duke kërkuar kripë në ballin e vajzës, …. me pak fjalë, kërkonte djersën e saj nga emocionet:)

 

 

Source: http://www.npr.org/blogs/deceptivecadence/2014/09/16/348986742/watch-a-sweet-little-butterfly-nearly-crush-a-womans-hopes-and-dreams

Posted on: 18/09/2014, by :