fbpx

Çfarë do të na sjellë Koncerti Akustik i Klasave të Pianos?

Koncerti Akustik i Klasave të Pianos

Pas koncertit të suksesshëm akustik të klasave të Kitarës më 21/02/2015, vijon një tjetër koncert i rëndësishëm në serinë e minikocerteve të mesvitit akademik: Koncerti Akustik i klasave të Pianos.

Studentët e klasave të Erda Kaçelit, Iris Hasanit, Klodeta Buzit e Luis Kapllanaj do të jenë ata që do të mbajnë këtë koncert akustik për orë të tëra!

Në vijueshmërinë e bashkëpunimeve të Akademisë Hollywood me Ministrinë e Kulturës, edhe këtë event kemi vendosur ta zhvillojmë brenda mjediseve të këtij institucioni shtetëror.

Kësaj here me ndryshime edhe më pozitive!

10845928_769263089812663_4143007950004790168_n
Për shkak të zhvendosjes së Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudio salla ku do të mbahet koncerti akustik i kësaj date do të jetë edhe më komode dhe e rehatshme për të gjithë pjesëmarrësit e të ftuarit e tyre.

Diçka ndryshe do të jetë edhe parkimi! Për të gjithë adultët që do të jenë të pranishëm, falë mjediseve të bollshme të Ministrisë, parkimi është gjithashtu i mundësuar nga ky institucion.

 

Jemi entuziastë e të emocionuar të shohim e ndjejmë ecurinë në lojën e pianistëve të institucionit tonë, Akademisë Hollywood.

 

Ju falenderojmë të gjithëve për besimin dhe bashkëpunimin e përhershëm!

Suksese të gjithë pianistëve pjesëmarrës!

Posted on: 03/03/2015, by :