Bach – Kompozitori i numrave 14 dhe 41!

Bach ishte një kompozitor gjerman dhe muzikant i periudhës “Baroke”. Ai u njoh më së shumti në jetën e tij si organist, konsulent organosh, dhe kompozitor i veprave në organo në dy zhanret përkatëse: tradicionale të lira si prelude, fantazitë dhe tokatat; si dhe forma të rrepta si prelude dhe FUGA.
Bach njihet si “Babai” i muzikës, pasi bazuar në koralet e tija, u vendosën dhe rregullat harmonike të cilat aplikohen edhe sot.

Shumë vepra të tij në tastierë janë antologji që përfshijnë sisteme të tëra teorike, gati si një enciklopedi e tërë.
Bach ishte i apasionuar pas numrit 14 dhe 41. Ai përpiqej të përfshinte dhe në pjesët e tij muzikore këto dy numra, duke qëne se kanë vlera mistike në numerologji. Ndaj dhe shumë vepra të tij kanë plot referenca për këto numra; vlen për tu përmendur “Air në çelsin e Solit”.

Por Bach, përveçëse një organist  fetar dhe kompozitor shumë i famshëm, zotëron në historikun e tij disa fakte interesante e disa momente komike!

Ja cilat janë ato:
1. Bach u fut në burg nga punëdhënësi i i tij në 1717 nga data 6 Nëntor deri më 2 Dhjetor, sepse punëdhënësi nuk donte që ai të largohej. Megjithatë Bach përfitoi nga koha e kaluar brenda kangjellave për të shkruar një manual për mësimin e Organos.
2. Bach la pas plot 20 trashëgimtarë! Shtatë me gruan e tij të parë dhe 13 me gruan e dytë. E pabesueshme, apo jo? Megjithatë nga të gjithë fëmijët e tij vetëm 4 prej tyre ndoqën rrugën e babait, ata ishin Carl Philip Emmanuel, Wilhelm Friedemann, Johann Christoph Friedrich dhe Johann Christian.
3. Bach ishte pasardhës i një familjeje muzikantësh, pothuajse të gjithë të afërmit e tij ishin mësues muzike, kompozitorë si dhe luanin organo në kisha të ndryshme.
4. Pjesa muzikore ‘Schweigt stille, plaudert nicht’ e njohur ndryshe si “Kantata e Kafes” ende ngelet provë se Bach nuk shkruante vetëm muzikë me motive fetare; në këtë pjesë ai flet për varësinë nga kafja me nota komike. 🙂
5. Bach kishte probleme të rënda me shikimin, madje kishte kryer dhe disa operiacione në sy, nga njëri prej të cilëve mendohet se dhe vdiq.
6. Trashëgimia e veprës së Bach ka vazhduar për vite me rradhë deri në ditët e sotme, psh. Toccata dhe Fugue në Re Minor u përdor nga MUSE si vijë melodike e këngës Plug it In Baby.
7. Kurs shkruante, Bach ulej në një tavolinë të madhe me fëmijët e tij, dhe sapo ai mbaronte së kompozuari në letër një pjesë, ia jepte atyre të cilët e kopjonin për ta dorëzuar më pas tek agjenti i Bach.
 Dëgjoni tre prej kompozimeve të tij: 
https://www.youtube.com/watch?v=fwZcRVxS8iA

 

 

 

 
Posted on: 03/03/2015, by :