Intervistë me pedagogen e pianos, Klodeta Buzi

Për çdo buletin të Akademisë Hollywood ne zgjedhim të intervistojmë pedagogë të ndryshëm. Këtë herë është Klodeta Buzi pedagoge dhe drejtuese e institucionit tonë.

1. Si erdhi piano në jetën tuaj?

ishte një rastësi. Një paradite një mësuese piano po më shihte tek luaja dhe reagoja me moshatarët dhe u kuriozua për të më provuar nëse kisha të dhëna për muzikë.

Pas disa ditësh u ritakuam dhe ajo më bëri një test të thjeshtë dhe këmbënguli që unë të filloja studimet për piano e ajo të ishte mësuesja ime  

kështu prej saj u regjistrova tek shkolla “Dëshmorët e Lirisë”, në Tiranë. Unë në vitet e mia të para në muzikë kam qenë një fëmijë  që nuk dëshironte të cilësohej si muzikante, por si sportiste. Shumë vite më vonë muzika u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime..

2. Cili artist/grup apo person ju ka frymëzuar më shumë në karrierën tuaj?

Mësuesit e mi. Kam patur fatin që gjatë studimeve të mia dhe pas tyre, të punoj gjithnjë me individë që më kanë frymëzuar drejt mësimdhënies.

E para nga to ka qenë mësuesja e pianos zysh Lali, e cila më tregoi rreth dashurisë mbi muzikën dhe mbi Bukurinë e mësimdhënies. Kurset e saj ishin me sh rrugëtime me fantazi në çdo pjesë të re muzikore që luanim.

Më pas, ishte mësuesja në Lice, Znj. Enika Gjokoreci, e cila ishte e palodhur me mua, dhe unë si adoloshente në ato vite, isha një nxënëse që nuk isha shumë e lehtë për t’u përballuar.

Dhe ky fat më ka ndjekur. Besoj që çka kam mësuar më shumë në vitet e shkollimit është që një mësues ka fuqinë për të dhuruar dituri dhe dashuri.  

Kurse individë që më kanë frymëzuar por të cilët nuk i kam takuar (ende) personalisht, është dhe Benjamin Zander, një dirigjent në Boston. Do ju sugjeroja një Ted Talk të tij, të cilën e kam shumë për zemër  

3. Çfarë është për ju mësimdhënia në Akademinë Hollywood?

Për mua është shumë e rëndësishme mësimdhënia. Është një dashuri më vehte dhe mezi pres ditët e mia të mësimit. Më vret shpeshherë që më ndodh që roli i drejtueses në shkollë të më ndikojë tek mësimdhënia ime; kjo më tepër ndodh gjatë koncerteve akustike, ku më duhet të bëj shumë punë njëherësh, – ama ajo çka dua është të rri e të bisedoj e qetësoj nxënësit e mi përpara se të dalin në skenë.

Mësimdhënia është një fat. Kur mendoj për ëndërrat që kam patur në rini për karrierën time, habitem se si nuk e kam renditur mësimdhënien në Top5, pasi që adoloshente jam marrë me këtë profesion.

4. Ju çfarë vlerësoni në një student?
Vlerësoj shumë krijmtarinë dhe individualitetin. Më pëlqen shumë të punoj me individë krijues dhe spontanë.

dd9587f5-446c-44c3-b70d-dc12a64fdeb1  5. Cilët janë disa nga kompozitorët apo grupet tuaja të preferuara?

Në zhanrin e muzikës klasike jam fanse e Bach dhe Beethoven. Të dy kompozitorët janë në listën e këngëve që dëgjoj më shumë në iPod. 

Në stilet moderne është një miks rrymash, por K’s Choice, System of a Down, Franz Ferdinand, Ray Charles, Nina Simone … po e lej më mirë këtu, se nuk mbarojnë. 😉


6. Ju vetë sa orë praktikoni në ditë?

Unë për mësimdhënien dhe për praktikën në instrument i kushtoj rreth 2 orë në ditë nëse jam me fat!

Do të doja të kisha më shumë kohë, sidomos për praktikën individuale në instrument, si piano dhe instrumente të tjera, por shpresoj të më hapen më shumë orë të lira për këto.

7. Mund të na thoni një këshillë të fundit për të gjithë muzikantët e rinj?

Dëgjoni muzikë! Dëgjoni sa më shumë muzikë! Shkoni në koncerte live. Jo një herë në muaj. Çdo javë!

Krijoni meloditë tuaja dhe atë çka nuk shprehni dot me fjalë, mundohuni ta thoni në instrument.

Instrumeti muzikor është “porta parole” e shpirtit tuaj!

Faleminderit për intervistën! 

Posted on: 03/03/2015, by : gresa