Përpara koncertit – këshilla për prindërit!

Përpara koncertit? Çfarë duhet të bëjmë?

Koncertet janë shumë të rëndësishme në jetën e fëmijëve tuaj. Është momenti ku ata gjenden përpara jush dhe përpara pedagogut e shumë njerëzve të panjohur, e u duhet të luajnë çka kanë përgatitur. Këtu do të gjeni disa pika për të ndihmuar fëmijën tuaj që të jetë gati për koncert 

  •   ORGANIZONI KONCERTE SPONTANE
    • Mund të ndihmoni fëmijën tuaj duke i organizuar koncerte në shtëpi. Prsh, nëse keni një vizitor në shtëpi, mund t’i kërkoni fëmijës që të luajë diçka speciale për të.
    • Ose të mblidhni kukullat apo lodrat e tyre të preferuara dhe ti vendosni si spektatorë.
1518278_762934510387257_49669885_n
Melina dhe mësuese Irisi gjatë koncertit akustik në 2013

 

  • PO SIKUR TË GABOJ?

              Kjo është një pyetje shumë e shpeshtë e fëmijëve. Sidomos fëmijët të cilët kanë sensin e perfeksionizmit. Tregojuni atyre që nuk janë robota dhe gabimet janë diçka normale. Dhe gjithashtu, mos harroni t’i tregoni  që duhet të mësojmë nga gabimet dhe të mos i ribëjmë ato.

  • KORRIGJONI GABIMET!           

            Tregojini fëmiës që gjatë studimit, të ndalojë në masat a notat që i luan gabim.

            Kjo ndodh shumë shpesh, që një nxënës të luajë diçka gabim dhe të vazhdojë ta luajë atë gabim për shumë kohë. Kujtojini fëmijës, që nëse e luan gabim do të jetë më mirë nëse ata do të ndalonin dhe ta rregullonin gabimin, pasi sa më shumë herë e luajnë gabim, aq më shumë herë do t’ju duhet ta luajnë  “Ashtu siç është shkruar”

  • LUAJ PROGRAMIN PA NDALUAR!

Kur studion, fëmija juaj duhet të dijë ta luajë pjesën nga fillimi në fund. E mira është që në fillim të studimit të luajë pjesën nga fillimi në fund, dhe të evidentojë gabimet apo vështirësitë që ka, dhe më pas të fillojë punën me to.

  • PËRDORNI “A JE I/E EKZALTUAR?” – MOS PËRDORNI “A KE FRIKË?”

Fëmijët zakonisht nuk ndjejnë frikën për një koncert gjersa dikush ua përmend. Kështu që kini parasysh që fjalët si “Frikë” të mos përmenden. Mundohuni që fjala FRIKË të ndryshohet me fjalën “Ekzaltim”

Mendojeni si një fjalë jo të mirë. Nëse dikush thotë “Kam frikë”, korrigjojeni me fjalën “Ekzaltim”. Pse? Trupi ynë reagon njësoj në të dyja rastet

          Zemra rreh më shpejt

          Duart fillojnë të djersisin

          Faqet na bëhen të kuqe

          Na dridhet zëri

  Po ku është ndryshimi?

     Frikë, Nervoz – Ndihet i frikësuar, i pasigurtë

     Gëzuar, Ekzaltuar – Ndihet mirë, i lumtur dhe gati për këtë eksperiencë

  • DALJA NË SKENË KA EMOCIONE – DHE ATO JANË TË BUKURA

Kur fëmija juaj të tregojë që ka emocione dhe ndjehet çuditshëm përpara koncertit, tregojini atij që kjo është mënyra që trupi i tij po reagon dhe kjo është diçka shumë e bukur.

Mundohuni që ta stimuloni atë për të qenë më i lumtur për këtë eksperiencë. Të gjitha emocionet që ai/ajo ka mund të ndikojnë në një mënyrë fantastike në lojën e tij. Tregojini që këto emocione vijnë nga gjithë dëshira e mirë për të luajtur diçka të bukur.

  • NDIHMONI FËMIJËN TË LUAJ NË GJENDJE EMOCIONALE TË EKZALTUAR

Inskenoni ngjarje të ndryshme në shtëpi, ku ata të jenë duke vrapuar a në gjendje të tjera, dhe kërkojini të luajnë direkt në instrument. Kështu ata do të dinë se si të sillen dhe të menaxhojnë emocionet.

  • FILLO! NDALO! FILLO! 

Luani me pjesët e fëmijës tuaj. Gjatë koncertit, shpeshherë mund të ketë momente ku dikush kollitet a bën zhurmë dhe i tërheq vëmendjen nga performanca. Atëhere… ju mund ta ndihmoni, duke i thënë “Ndalo” në mes të një pjese dhe “Fillo” sërish.

Më pas mund të shkoni pranë tij/saj kur luan në instrument dhe të bëni zhurma të ndryshme, derisa ai/ajo të mos ta humbi më përqendrimin.

1512515_10152095648158006_297904175_n
Anja duke parë të ëmën gjatë ROCKFESTIT në 2013
  • JU JENI FANSI I TYRE NR. 1

Duartrokisni shumë para dhe pas lojës së tyre në koncert.

Shihni në sy dhe jepini mbështetjen tuaj.

Tregojini që loja e tyre ju pëlqeu shumë

Tregojini atyre që mezi po prisni për koncertin tjetër

  • FESTONI!

Koncerti është një përgjegjësi dhe një etapë e rëndësishme. Pas koncertit, shkoni dhe festoni atë. Mund të shkoni të blini rroba të reja, të dilni për një ëmbëlsirë, a çdo gjë tjetër që ju si familje organizoni. Ama, e rëndësishme është që të festohet!!!

Këshilla të tjera:

483817_442876645784644_1440952505_n
Erlis dhe Sara gjatë në sallën e muzikantëve përpara koncertit akustik në 2014.

Mundohuni të mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerë në koncert. Secili ka rrugëtimin e tij dhe kërkon të gjejë ecurinë tek vetja.

Ju mund t’i thoni: Pjesa që luajti X, ishte një pjesë muzikore që ti e ke luajtur para shumë kohësh. Jam shumë krenar, për ecurinë tënde.

Ose: Pjesa që luajti Y, ishte shumë e bukur, dhe m’u duk dhe shumë e vështirë. Nëse ty të pëlqeu, unë mezi pres që të ta dëgjoj ta luash.

Në rastin kur fëmija juaj nuk del ashtu siç pritej në koncert, mos e gjykoni atë. Tregojini që gabimet janë për t’u bërë, dhe mendoni që çfarë ka ndodhur gjatë gjithëditës që ka stimuluar humbjen e vëmendjes gjatë koncertit. Dhe mos harroni: Gabimet janë bërë për njerëzit.

Kini parasysh që gjatë ditës të koncertit, fëmijët të kalojnë një ditë të qetë dhe jo shumë stresante. Vonesa në orarin që ata duhen të paraqiten janë shumë të dhimbshme për ta, dhe mund të ndikojnë keq në lojën e tyre.

 Ju Uroj Suksese!!!

Posted on: 12/03/2015, by :